Page 54 - Demo
P. 54
9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVs Format e relievit Morfologjia e relievit të Shqipërisë përbëhet nga male, vargje malore, malësi, kodra, vargje kodrinore, fusha, fushëgropa, gropa, lugje, lugina lumore etj. Malet dhe kodrat, si rezultat i ndërtimit gjeologjik, kohës së formimit dhe veprimit të faktorëve të jashtëm, i kanë kreshtat e tyre në forma të ndryshme. Kështu, në shkëmbinjtë gëlqerorë (p.sh.: në Alpet Shqiptare) ndeshen kreshta të ashpra, të modeluara nga veprimtaria akullnajore dhe ajo karstike. Në shkëmbinjtë terrigjenë (p.sh: në kodrat e Kërrabës dhe të Mallakastrës) ndeshen kreshta më të buta. Kur formacionet e buta të relievit ndërthuren me ato të forta, formohen shpate me shkallëzime. Fushat shtrihen në pjesën perëndimore të vendit, përgjatë luginave lumore, si dhe në tabanin e gropave ndërmalore. Fusha më e madhe e vendit është Ultësira Perëndimore, e përbërë nga disa fusha pjellore, të cilat ndahen midis tyre nga kodra të ulëta. Fushëgropat janë formuar si rezultat i fundosjeve tektonike dhe karakterizohen nga tabani i sheshtë. Mes tyre dallojnë Fushëgropa e Korçës dhe ajo e Delvinës. Ashtu si fushëgropat, edhe gropat janë pasojë e fundosjeve tektonike, por dallojnë prej tyre nga tabani i copëtuar. Gropat janë të shumta dhe ndeshen kryesisht në lindje e në juglindje të vendit. Ndër to përmendim: gropën e Tropojës, atë të Matit, gropën e Kolonjës, të Prespës së Madhe etj.Lugjet janë gropa të përzgjatura, të formuara si rezultat i fundosjeve tektonike dhe të modeluara nga veprimtaria lumore. Midis tyre dallohet lugu i Matit, i cili modelohet nga degët e lumit Mat. Luginat ndeshen në të gjithë sipërfaqen e vendit, duke përbërë kështu një element dallues të relievit. Ndër to dallohen luginat e Drinit, Shkumbinit, Vjosës etj. vargje kodrinore, fushMalet dhe kodrattë faktorëvenë shkëashpshknnFletëFuskaraktKorçës dhAshtu si fushëprej tyre nga tabani Faktorët e formimit të relievitLarmia e formave të relievit është e lidhur ngushtë me veprimin e faktorëve të brendshëm dhe atyre të jashtëm.Pamje nga 0DOLL-H]HUFsV)RUPDWsQGU\\VKPHWsUHOLHYLWQs6KTLSsULD3DPMHQJDNRGUDWH0DOODNDVWUsV E3DPMHQJDIXVKDH0\\]HTHVs F3DPMHQJDOXJLQDH'ULQLWWs=L2352

