Page 56 - Demo
P. 56


                                    MësimiI.1 2.4Tiparet kryesore të klimës së Shqipërisë dhe faktorët që ndikojnë në formimin e sajVendi ynë ka një klimë mesatare mesdhetare, me dimër të butë e të lagësht dhe me verë të nxehtë e të thatë (shih hartën e figurës 1). Ajo dallohet për dy veçori kryesore: larmi klimatike në varësi të sipërfaqes (formimi i mikroklimave) dhe regjim të çrregullt të elementeve klimatike, sidomos të temperaturës dhe reshjeve.Klima që karakterizon vendin tonë, është rezultat i bashkëveprimit dhe kombinimit të shumë faktorëve, ku ndër më kryesorët janë: pozita gjeografike dhe rrezatimi diellor, qarkullimi i masave ajrore, relievi, afërsia me detin, bimësia dhe veprimtaria e njeriut.Pozita gjeografike dhe rrezatimi diellorKlima e Shqipërisë është mesatare mesdhetare, për shkak të shtrirjes gjeografike të saj në gjerësitë mesatare të Hemisferës Veriore dhe të daljes së gjerë në Detin Mesdhe (përmes deteve Adriatik e Jon). Kjo shtrirje gjeografike (afro 400 gjerësi gjeografike veriore) përcakton një kënd të rënies së rrezatimit diellor rreth 73052’, çka bën që gjatë vitit të përftohet një sasi e konsiderueshme energjie diellore, e cila përcakton temperatura në vlera mesatare.KLIMADiskutojmë: Përshkruani tiparet kryesore të klimës së vendit tonë dhe rolin që luan ajo në kushtet e tjera natyrore (reliev, hidrografi, toka e bimësi).Fjalë kyçetiparet kryesore të klimës së Shqipërisë dhe faktorët që ndikojnë në formimin e sajelementet klimatikendikimi i klimës në shpërndarjen e popullsisë dhe në ekonomiO q e a n i AtlantikOqeani i Ngrirë i VeriutD e t i i VeriutD e t i i NorvegjisëDeti i ZiD e t i KaspikD e t iM e s d h eD et i i ZiDe ti K aspikLEGJENDË Klimë mesdhetare Klimë kontinentale Klimë oqeanike/detare Klimë polare Klimë malore+DUWDSDUDTHWUDMRQL]LPLQNOLPDWLNWsUDMRQLWWs(YURSsVGKHWs6KTLSsULVs 1LEGJENDË Klimë mesdhetare fushore Klimë mesdhetare kodrinore Klimë mesdhetare paramalore Klimë mesdhetare maloreTiranëTiranë54
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60