Page 57 - Demo
P. 57
9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsQarkullimi i masave ajroreKlima e territorit shqiptar është nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga drejtime të ndryshme. Kështu, nga perëndimi drejt lindjes, kalojnë masa ajrore që vijnë nga Oqeani Atlantik e Deti Mesdhe, ndërsa nga lindja për në perëndim kalojnë masa ajrore të ardhura nga Evropa Lindore dhe Azia. Krahas tyre, një ndikim të vogël në klimë kanë edhe masat ajrore jugore që vijnë nga zonat tropikale, si dhe masat arktike që zbresin nga gjerësitë e mëdha gjeografike veriore. Masat ajrore që ndikojnë në territorin shqiptar, vihen në lëvizje prej qendrave barike (ciklonet dhe anticiklonet), të cilat në periudha të caktuara të vitit kanë zhvillimet e tyre dinamike.3DPMHQJD9RVNRSRMDQsSUDQYHUsGKHQsGLPsURelieviRelievi është një faktor i rëndësishëm, që ndikon në klimë nëpërmjet lartësisë mbi nivelin e detit, drejtimit të vargjeve malore dhe copëtimit të tij. Në relievet e larta formohet klima malore. Me rritjen e lartësisë, temperatura e ajrit ulet (0,60C në çdo 100 m), rritet sasia e reshjeve (me vlerat më të mëdha në lartësitë 1500-2000 m), shtohet intensiteti i vranësirave dhe ndryshojnë shpejtësia e drejtimi i erërave. Drejtimi i vargjeve malore përcakton drejtimin e masave ajrore. Copëtimi dhe larmia e relievit çojnë në krijimin e mikroklimave në territore të ndryshme.Afërsia me detinMasat ajrore që vijnë nga brigjet detare, ndikojnë në zbutjen e klimës së zonave pranë tyre, duke sjellë një verë më të freskët dhe dimër më të butë. BimësiaBota bimore ndikon në zbutjen e klimës dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit, pasi zbut kontrastet e temperaturës, rrit përqindjen e lagështisë në ajër dhe pengon ose ndryshon drejtimin e erës.Veprimtaria e njeriutNjë ndikim të ndjeshëm në krijimin e mikroklimave ka edhe veprimtaria e njeriut, e cila sjell si pasojë ndryshimin e vlerave të temperaturës dhe të lagështisë së ajrit. Njeriu ndikon pozitivisht në klimë nëpërmjet ndërtimit të liqeneve artificiale, shtimit të sipërfaqeve të gjelbra etj., por edhe negativisht, me anë të ndërtimeve pa kriter, shtimit të sipërfaqeve të asfaltuara, dëmtimit të pyjeve etj.2ga OqeaeeGjatë gjysmës së ngrohtë të vitit, klima e Shqipërisë është nën ndikimin e anticiklonit të Azoreve, i cili sjell për pasojë mbizotërimin e një moti të thatë dhe të kthjellët. Në periudhën e ftohtë, klima e vendit tonë gjendet nën ndikimin e ciklonit të Islandës, i cili është një nga qendrat barike që sjell mot me reshje, vranësira dhe temperatura të ndryshueshme. Në stinën e dimrit, vendi ynë preket shpesh edhe nga masat ajrore të anticiklonit të Siberisë, që sjellin mot të ftohtë, të kthjellët e të thatë.55

