Page 59 - Demo
P. 59
PUNË PRAKTIKE 3Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: • hulumton tiparet e elementeve kryesore të klimës përmes ndërtimit dhe interpretimit të grafikëve;• vlerëson rolin e veçorive të klimës në popullimin dhe zhvillimin social e ekonomik të vendit.• respekton përpjekjet personale dhe ato në grup;• vlerëson pikëpamjet e të tjerëve.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: materiale teorike e harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, të dhëna mbi temperaturën dhe reshjet, si dhe materiale të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, harta fiziko-gjeografike e Shqipërisë, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë, ndërtim grafikësh, interpretim/analizë), punë në grupe (diskutim/shkëmbim idesh). Puna përgatitore:Përsëriten njohuritë e marra rreth: • faktorëve që ndikojnë në formimin e klimës dhe në larminë e saj;• tipareve të elementeve kryesore të klimës;• veçorive dhe rolit të klimës.Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:• Ndërtoni grafikë që paraqesin vlerat e temperaturës dhe të sasisë së reshjeve në rajone dhe periudha të ndryshme.• Interpretoni grafikët dhe përshkruani ecurinë e elementeve kryesore të klimës (temperaturës dhe reshjeve).• Krahasoni ecuritë e temperaturave dhe reshjeve në periudha të ndryshme.• Analizoni faktorët që ndikojnë në vlerat e temperaturës dhe në sasinë e reshjeve në zona të ndryshme dhe përcaktoni tiparet e klimës së tyre.• Vlerësoni rolin e klimës në popullimin dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit.Vlerat mesatare të temperaturave (në 0C) përgjatë vitit, në disa qarqe të Shqipërisë Qarku/Muaji I II III IV V VI VII VIII IX X XI XIIKukës 3,5 2,9 10,2 8,3 15,5 17,6 21,9 23,4 16,6 14 5,3 -3,4Shkodër 7,2 8,3 13 13,7 21,4 22,7 26,8 28,5 20,1 18,4 10,3 2,8Tiranë 10,3 9,1 15,1 14 21 23,4 26,3 27 20,7 18,5 12,2 5,3Korçë 3,2 4 10,1 9 15,4 18,8 22,3 22,7 17,2 14,1 6,2 -3,1Gjirokastër 9,3 9,1 14,6 12,7 20,1 21,9 26 26,1 20,8 18,9 12,5 6,2Sasia mesatare e reshjeve (në mm) përgjatë vitit, në disa qarqe të ShqipërisëQarku/Muaji I II III IV V VI VII VIII IX X XI XIIKukës 82,9 137,5 129 144,6 52,5 54,6 14,2 14 40,9 23,9 136 158Shkodër 279,7 87,8 118,7 165,7 78,1 24,2 18,5 5,4 30,7 21,5 213,2 123,8Tiranë 97,8 71,9 67,5 141,9 109,5 24,4 15,6 18,3 10,9 19,2 132,1 103,6Korçë 46,7 28,9 11,2 64,3 15,1 18 17,6 13,5 24 14,3 133,3 102,7Gjirokastër 177,4 65,4 27 17,4 29,9 12,2 5,6 8,6 32,3 28,5 118,5 90,7TEMA: NDËRTIMI DHE INTERPRETIMI I GRAFIKËVE TË RESHJEVE DHE TË TEMPERATURËS 57

