Page 60 - Demo
P. 60


                                    ShënimProjekt II, ora e parëRezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja:• analizon pasuritë natyrore të Shqipërisë dhe identifikon rrugët që sigurojnë menaxhimin e qëndrueshëm të tyre;• përshkruan skemat e organizimit administrativ të Shqipërisë përgjatë periudhave të ndryshme historike dhe vlerëson faktorët që kanë ndikuar;• përshkruan popullimin e hershëm të Shqipërisë, dinamikën, shpërndarjen gjeografike të popullsisë dhe strukturën e saj (sipas moshës, gjinisë, besimit fetar, etnisë, vendbanimeve);• ndërton dhe interpreton grafikë/diagrame që paraqesin strukturën e popullsisë;• identifikon faktorët dhe pasojat e migrimeve të popullsisë së trevave shqiptare në etapat më të rëndësishme historike;• përshkruan tiparet dalluese të vendbanimeve në Shqipëri, llojet e tyre dhe shpërndarjen gjeografike;• ndërton dhe interpreton grafikë që paraqesin strukturën ekonomike të Republikës së Shqipërisë, shkallën e zhvillimit të sektorëve të ekonomisë dhe perspektivën e zhvillimit të saj;• vlerëson potencialet natyrore, kulturore dhe turistike të Shqipërisë;• sjell fakte (shembuj) të problemeve mjedisore në Shqipëri dhe parashikon rrugët e mundësitë për zgjidhje të qëndrueshme të problemeve mjedisore;• vlerëson dhe respekton pikëpamjet e të tjerëve (idetë individuale dhe ato në grup);• tregon integritet në aksesimin dhe përdorimin etik të informacionit;• është krijues, prezanton idetë e reja dhe komunikon lirshëm mendimet e tij/saj.Burimet kryesore të informacionit: skema përmbledhëse dhe materiale të hulumtuara e të grumbulluara gjatë zhvillimit të temave mësimore; biseda me më të rriturit e familjes; informacione të siguruara nga interneti, shtypi, pushteti vendor; guida të ndryshme turistike, enciklopedi, libra dhe revista me kuriozitete, media dhe dokumentarë të ndryshëm televizivë.Metodologjia që do të përdoret: punë në grupe, hulumtim, diskutim, analizë, prezantim, shkëmbim opinionesh.Mjetet që do të përdoren deri në realizimin e projektit: materiale të printuara (materiale të hulumtuara dhe të grumbulluara), materiale të siguruara nga interneti dhe shtypi, kompjuter, videoprojektor, fletë-anketa, tabelë prezantimi, shënjues, fletëpalosje, postera, fotografi, skica/vizatime, makete të ndërtuara nga nxënësit etj.Çështjet që do të trajtohen gjatë realizimit të projektit: • përshkrimi i tipareve dalluese të natyrës dhe i larmisë së peizazheve natyrore;• përshkrimi i ndërtimit gjeologjik të truallit shqiptar dhe roli i tij në shumëllojshmërinë e peizazheve;• identifikimi në hartë i vendburimeve minerare dhe shpërndarja gjeografike e tyre;• vlerësimi i rolit të pasurive minerare në zhvillimin ekonomik të vendit;• vlerësimi i rolit të relievit në shumëllojshmërinë e peizazheve dhe në zhvillimin socio-ekonomik të vendit;Tema: Pasuritë natyrore, popullimi dhe ekonomia e Republikës së Shqipërisë1. Që në fillim të nëntematikës, mësuesi/ja u sugjeron nxënësve që detyrat tematike që do të realizojnë në fund të çdo teme mësimore, t’i përfshijnë në përmbajtjen e produktit të projektit.2. Prezantimi i produktit të projektit do të bëhet në orën e tretë të tij.58
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64