Page 61 - Demo
P. 61


                                    • identifikimi i faktorëve që ndikojnë në formimin e klimës dhe në veçoritë e saj;• vlerësimi i rolit të kushteve klimatike në popullimin dhe zhvillimin socio-ekonomik;• përshkrimi i veçorive të deteve dhe vijës bregdetare të Shqipërisë;• përshkrimi i karakteristikave kryesore të liqeneve të vendit tonë;• identifikimi i veçorive të lumenjve dhe burimeve ujore në Shqipëri; • vlerësimi i rezervave ujore të Shqipërisë, larmia e madhe hidrografike dhe potencialet e tyre ekonomike; • identifikimi i masave që sigurojnë menaxhimin e kujdesshëm dhe të qëndrueshëm të pasurive hidrike;• përshkrimi i tokave (llojet e tyre) dhe vlerësimi i rëndësisë së tyre për zhvillimin ekonomik të vendit;• evidentimi i faktorëve që ndikojnë në degradimin dhe shkretëzimin e tokave, dhe parashikimi i mundësive për mbrojtjen e tyre;• përshkrimi i veçorive të botës bimore dhe shtazore në vendin tonë;• identifikimi i problemeve të shfrytëzimit pa kriter të botës së gjallë në Shqipëri dhe i rrugëve që sigurojnë mbrojtjen e saj;• evidentimi i skemave të organizimit administrativ të Shqipërisë përgjatë periudhave të ndryshme historike dhe vlerësimi i faktorëve ndikues;• evidentimi i popullimit të hershëm, dinamikës së popullsisë dhe i veçorive të shpërndarjes gjeografike të saj;• identifikimi i veçorive të strukturës së popullsisë (sipas moshës, gjinisë, besimit fetar, etnisë, vendbanimeve);• identifikimi i faktorëve dhe pasojave të migrimeve të popullsisë së trevave shqiptare në etapat më të rëndësishme historike;• përshkrimi i veçorive të vendbanimeve në Shqipëri; • identifikimi i llojeve të vendbanimeve dhe i shpërndarjes së tyre gjeografike;• vlerësimi i rëndësisë së potencialeve natyrore dhe humane në Shqipëri për zhvillimin ekonomik të vendit;• identifikimi i tipareve të zhvillimit ekonomik përgjatë periudhave të ndryshme;• interpretimi i strukturës ekonomike të Republikës së Shqipërisë dhe i shkallës së zhvillimit të sektorëve të ekonomisë, duke vlerësuar perspektivën e zhvillimit të saj;• identifikimi i kategorive e zonave të mbrojtura natyrore dhe i trashëgimisë kulturore kombëtare;• vlerësimi i potencialeve natyrore, kulturore dhe turistike të Republikës së Shqipërisë;• paraqitja e fakteve (shembujve) të problemeve mjedisore në Shqipëri dhe parashikimi i rrugëve dhe i mundësive për zgjidhje të qëndrueshme të tyre.Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektit• Nxënësit ndahen në grupe, me nga katër anëtarë secili.• Përcaktohen: përmbajtja e projektit, burimet e informacionit, mënyrat se si do të punojnë dhe komunikojnë nxënësit.• Mësuesi/ja jep sugjerime për organizimin e punës brenda grupit.• Nxënësit ndajnë rolet brenda grupit dhe detyrat për secilin.59
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65