Page 62 - Demo
P. 62


                                    Kontrollo kompetencat1 Lokalizo në hartën përbri pozitën gjeografike të trevave shqiptare. Ngjyrosi dhe emërtoji ato. 2 Përgjigju pyetjeve të mëposhtme dhe diskuto rreth tyre.a) Si ka ndikuar pozita gjeografike e trevave shqiptare mbi: veçoritë natyrore, popullimin, zhvillimin ekonomik dhe marrëdhëniet e tyre me vendet dhe rajonet e tjera?b) Çfarë ndryshimesh pësoi harta politike e trevave shqiptare: gjatë antikitetit; mesjetës; nga Shpallja e Pavarësisë e deri më sot?c) Cili është historiku i popullimit të Republikës së Kosovës dhe çfarë faktorësh kanë ndikuar në të?d) Cila është dinamika e popullsisë së Kosovës dhe cilët kanë qenë faktorët ndikues?3 Ilustro përmes shembujve: a) disa tradita kulturore autentike shqiptare të trashëguara brez pas brezi;b) disa ndikime të pozitës gjeografike të trevave shqiptare në aspektin social-kulturor të tyre;c) ndikimet e pozitës gjeografike të vendbanimit tënd në kushtet natyrore që e karakterizojnë, popullimin dhe natyrën e ekonomisë së tij;d) disa prej zonave të mbrojtura në Republikën e Kosovës;e) trashëgiminë kulturore të Kosovës;f) llojet e vendbanimeve në Republikën e Kosovës.4 Vlerëso:a) rëndësinë e integrimit evropian të hapësirës shqiptare në zhvillimin ekonomiko-social të saj;b) rolin e pozitës gjeografike të Republikës së Shqipërisë në dukuritë gjeografike, në zhvillimin ekonomik dhe në marrëdhëniet e saj me vendet dhe rajonet e tjera; c) rolin e pozitës gjeografike të Kosovës në kushtet e saj natyrore, në marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë, me trevat e tjera shqiptare jashtë kufirit politik të Republikës së Shqipërisë dhe me vendet e tjera të rajonit;d) rëndësinë e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Republikës së Kosovës;e) rolin e pozitës gjeografike të trevave shqiptare në Malin e Zi, në Serbi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi.5 Përshkruaj:a) veçoritë e përgjithshme të kushteve natyrore të Republikës së Kosovës;b) shpërndarjen gjeografike të popullsisë së Kosovës dhe faktorët që e kanë përcaktuar atë;c) nivelin e emigracionit në Kosovë dhe faktorët që kanë ndikuar në të. Përsëritje 1- Trevat shqiptare në Evropë dhe Rajon - Vështrim i përgjithshëm gjeografik i Republikës së Shqipërisë (pjesa e parë)60
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66