Page 64 - Demo
P. 64
MësimiI.1 2.5 Faktorët kryesorë që ndikojnë në hidrografinë e ShqipërisëHidrografia e Shqipërisë është shumë e pasur dhe e larmishme. Ajo paraqitet në formën e deteve, liqeneve, lagunave, lumenjve, përrenjve, burimeve, ujërave nëntokësore dhe objekteve hidrografike artificiale (kanale ujitëse, ujëmbledhës, rezervate). Kjo pasuri hidrike është e lidhur ngushtë me veçoritë e klimës (me reshje të bollshme), relievin kodrinoromalor, evolucionin gjeologjik, larminë e përbërjes gjeologjike dhe me veprimtarinë e njeriut. Deti AdriatikShqipëria ka dalje të gjerë në Detin Adriatik dhe në Detin Jon. Këto dete ndikojnë në zbutjen e klimës, kanë një rëndësi të madhe ekonomike dhe dallohen për shumëllojshmërinë e botës së gjallë. Deti Adriatik me një sipërfaqe prej 132 000 km2,është pjesë e Detit Mesdhe. Ai gjendet në gropën e madhe tektonike midis Gadishullit Apenin në perëndim dhe atij Ballkanik në lindje, me një gjerësimesatare 200 km dhe me shtrirje gjatësore 850 km nga Gjiri i Triestes në veri, deri në Kanalin e Otrantos në jug. HIDROGRAFIA E SHQIPËRISË. DETETFjalë kyçefaktorët kryesorë që ndikojnë në hidrografinë e ShqipërisëDeti Adriatik dhe Deti JonDiskutojmë: Evidentoni në hartën fiziko-gjeografike të Shqipërisë larminë hidrografike të vendit tonë dhe vlerësoni rolin e saj në zhvillimin e ekonomisë.TiranëKanali i OtrantosDeti JonDeti MesdheDet iA dr iatik+DUWDSDUDTHWGHWHWTsODJLQEULJMHWVKTLSWDUH3DPMHQJDEUHJGHWLL$GULDWLNXW12D e t i M e s d h eNë pjesën më të madhe të tij, thellësia shkon në 200 m, ndërsa thellësinë maksimale e arrin në jug, me 1589 m. Ujërat e Adriatikut kanë tejdukshmëri më të ulët se ujërat e Detit Jon, sepse në të derdhet shumica e lumenjve më të mëdhenj të Shqipërisë dhe të vendeve fqinje. Së bashku me prurjet ujore, këta lumenj derdhin në mënyrë të vazhdueshme në Detin Adriatik sasi të mëdha prurjesh të ngurta, të cilat ndikojnë në tejdukshmërinë e ujërave të tij. Kripësia luhatet nga 36,5 o/oo në veri, në 39 o/oo, në jug të tij. Në brigje, valët detare arrijnë në lartësinë 3-4 m. 62

