Page 66 - Demo
P. 66
MësimiI.1 2.6 Llojet e liqeneve dhe rëndësia e tyreSipas origjinës së formimit, liqenet janë natyrore dhe artificiale. Liqenet natyrore ndahen në: liqene tektoniko-karstike, bregdetare, akullnajore dhe karstike. Liqenet me sipërfaqen dhe thellësinë më të madhe janë ato me origjinë tektoniko-karstike.Liqenet kanë rëndësi të madhe gjeografike dhe ekonomike. Rëndësia gjeografike e tyre lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndikimin në zbutjen e klimës, nëpërmjet masave ajrore të ngopura me lagështirë që formohen pranë tyre. Liqenet janë gjithashtu habitate që dallojnë për biodiversitetin e tyre dhe për praninë e specieve endemike. Rëndësia ekonomike e liqeneve qëndron në mundësitë që ato krijojnë në zhvillimin e hidroenergjetikës, transportit, turizmit dhe peshkimit, në sigurimin e rezervave ujore për vaditje në bujqësi etj. Liqenet tektoniko-karstikeLiqeni i Shkodrës është liqeni me sipërfaqen më të madhe në Gadishullin Ballkanik. Ai ka origjinë tektoniko-karstike, pasi është formuar si rezultat i një fundosjeje tektonike dhe ushqehet nga reshjet e shiut, rrjedhjet sipërfaqësore dhe ujërat nëntokësore karstike, të cilat depërtojnë nëpërmjet tabanit të tij gëlqeror. Lumi më i madh që derdhet në këtë liqen është Moraça.LIQENETFjalë kyçellojet e liqeneve dhe rëndësia e tyre liqenet: tektonikokarstike, bregdetare, akullnajore, karstike, artificialeLl j li dh ë dë iDiskutojmë: Evidentoni në hartën fiziko-gjeografike të Shqipërisë, llojet e liqeneve dhe vendndodhjen e tyre. Përshkruani potencialet ekonomike të liqeneve dhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre.Liqeni i ShkodrësLiqeni i Vaut të DejësDeti TirrenDeti AdriatikDeti AdriatikLumi DrinPrr. i VrakësLumi KirShkodërLumi MoraçaShqipëriMali i ZiLumi BunëLumi Drini i Lezhës1 +DUWDSDUDTHWVKWULUMHQJMHRJUDÀNHWs/LTHQLWWs6KNRGUsVLumi B1Liqen tektoniko-karstikSipërfaqja Lartësia mbi nivelin e detit Thellësia maksimaleThellësia mesatareLiqeni i Shkodrës 368 km2(vetëm 149 km2ndodhen brenda territorit shqiptar)5 m 44 m 7-10 mLiqeni i Shkodrës është një liqen me rrjedhje, pasi prej tij buron lumi Buna. Ai dallohet për luhatjet e mëdha të nivelit të ujërave, tejdukshmërinë e ulët, mineralizimin mesatar dhe për temperaturën e ujit, që luhatet midis vlerave 6,80–25,90C. Liqeni dallohet gjithashtu për llojet e ndryshme të peshqve që rriten në të (sidomos për krapin e gjucën) dhe si një rezervat ku jeton një shumëllojshmëri shpendësh. Për të gjitha këto veçori, Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervat Natyror i Menaxhuar.2 7DEHODSDUDTHWWsGKsQDÀ]LNHSsU/LTHQLQH6KNRGUsV3DPMHQJD/LTHQLL6KNRGUsV64

