Page 68 - Demo
P. 68
9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsRadha jotereshje atmosferike dhe ka luhatje të nivelit të ujërave. Ujërat e këtij liqeni kanë temperaturë, tejdukshmëri dhe mineralizim të ulët. Liqeni i Prespës është shpallur Park Kombëtar. Liqenet bregdetare Këto liqene formohen përgjatë bregdetit si rezultat i veçimit të gjireve detare nëpërmjet rripave të tokës, të cilët zgjaten në mënyrë të vazhdueshme drejt njëri-tjetrit. Ato lidhen me detin nëpërmjet një ose dy kanaleve të komunikimit, përmes të cilave uji ndryshon drejtimin çdo 6 orë, duke rrjedhur nga deti në lagunë e anasjelltas (kryesisht gjatë baticë-zbaticave). Ndër lagunat dallohen: laguna e Vilunit, lagunat e bregut të Lezhës (ajo e Kënellës, e Merxhanit, e Kune-Vainit), laguna e Patokut, e Karavastasë, e Poros, e Nartës, e Pashalimanit dhe Liqeni i Butrintit. 1 <ůĂƐŝĮŬŽůŝƋĞŶĞƚƐŝƉĂƐŽƌŝŐũŝŶģƐ͕ůŽŬĂůŝnjŽũŝĂƚŽŶģŚĂƌƚģŶĮnjŝŬŽͲŐũĞŽŐƌĂĮŬĞƚģ^ŚƋŝƉģƌŝƐģƚģƉĂƌĂƋŝƚƵƌŶģŬůĂƐģĚŚĞƉģƌƐŚŬƌƵĂũĚŝƐĂƉƌĞũǀĞĕŽƌŝǀĞƚģƚLJƌĞ͘2 <ƌĂŚĂƐŽůŝƋĞŶĞƚƚĞŬƚŽŶŝŬŽͲŬĂƌƐƟŬĞĚŚĞƉģƌĐĂŬƚŽ͗ĂͿƚģƉģƌďĂƐŚŬģƚĂƚ͖ďͿĚĂůůŝŵĞƚŵŝĚŝƐƚLJƌĞ͘3 ,ƵůƵŵƚŽŶģďƵƌŝŵĞƚģŶĚƌLJƐŚŵĞĚŚĞƉģƌŐĂƟƚŶũģĚĞƚLJƌģƚĞŵĂƟŬĞƌƌĞƚŚƌģŶĚģƐŝƐģƐģůŝƋĞŶĞǀĞ͘3DPMHQJD/LTHQLL%XWULQWLW 3DPMHQJDOLTHQHWH/XUsV Liqenet akullnajore Në vendin tonë, këto liqene ndeshen në lartësinë mbi 1500 m, kryesisht në përbërje shkëmbore, gëlqerore e magmatike. Ato gjenden në grupe dhe kanë përmasa të vogla. Niveli i ujërave të tyre ndryshon në varësi të luhatjeve të temperaturave të ajrit. Kështu, nivelin më të lartë ato e arrijnë në pranverë (me shkrirjen e borës), ndërsa më të ulëtin në dimër. Ndër liqenet akullnajore dallohen: liqenet e Lurës, të Valamarës, të Jezercës, të Gramozit etj. Liqenet karstike Këto lloj liqenesh janë formuar në formacione gëlqerore e gipse dhe dallohen për mineralizimin e lartë. Ato janë liqene të cekëta dhe burim kryesor ushqimor kanë reshjet e shiut. Ndër to dallohen liqenet e Dumresë (rreth 80 liqene në stinën e dimrit), ku më të mëdhenjtë janë Liqeni i Çetijes dhe ai i Seferanit. Liqenet artificiale Liqenet artificiale janë ndërtuar nga njeriu për qëllime ekonomike dhe mjedisore. Liqene të tilla janë ato që janë ndërtuar përgjatë lumenjve, për të prodhuar energji elektrike (liqenet e HEC-eve mbi lumenjtë Drin, Mat dhe Bistricë); liqenet që shfrytëzohen për vaditjen e tokave bujqësore dhe për peshkim (si liqeni i Thanës, i Kurjanit etj.); ato që përdoren për furnizimin me ujë të qendrave të banuara (si liqeni i Bovillës), si dhe liqenet e ndërtuara për përmirësimin e kushteve të mjedisit (si Liqeni Artificial i Tiranës). 5 666

