Page 69 - Demo
P. 69
MësimiI.1 2.7 Veçoritë kryesore të lumenjve të vendit tonëTerritori i Republikës së Shqipërisë përshkohet pothuajse në të gjithë sipërfaqen e tij nga një rrjet i dendur lumenjsh, të cilët derdhen në detet Adriatik dhe Jon. Ata kanë një regjim mesdhetar të prurjeve, ku sasia më e madhe e tyre regjistrohet në gjysmën e ftohtë të vitit, ndërsa sasia më e vogël gjatë periudhës së nxehtë. Lumenjtë e vendit tonë dallohen për vlera të larta të koeficientit të rrjedhjes (64% e sasisë së ujit të reshjeve hyn në rrjedhje). Kjo vlerë e lartë është e lidhur me regjimin mesdhetar të reshjeve, me përhapjen e madhe të formacioneve të përshkueshme (gëlqerore) dhe me pjerrësinë e relievit. Buna dhe Drini janë lumenjtë me prurjet më të mëdha. Shumica e lumenjve të vendit tonë ka karakter malor, çka bën që të dallojnë për forcën e tyre të madhe erozive.Në rrjedhat e sipërme dhe në ato të mesme, lumenjtë ndjekin paralelisht drejtimin e strukturave malore dhe në mjaft raste i presin tërthor këto struktura duke formuar gryka e kanione. Ndërkohë, në rrjedhat e poshtme ata kanë rrjedhje ujore më të qetë dhe depozitojnë sedimentet që gërryejnë në rrjedhat e sipërme dhe në ato të mesme të luginës, duke gjarpëruar deri në grykëderdhje. LUMENJTËFjalë kyçeveçoritë kryesore të lumenjve të vendit tonë lumenjtë kryesorë që derdhen në Detin Adriatik dhe në Detin JonDiskutojmë: Evidentoni rrjetin lumor në hartën fiziko-gjeografike të Shqipërisë dhe vlerësoni rolin e rezervave hidrike në zhvillimin ekonomik të saj. Identifikoni disa masa që sigurojnë menaxhimin e kujdesshëm dhe të qëndrueshëm të rezervave hidrike të vendit tonë.Lumenjtë kryesorë që derdhen në Detin Adriatik Drini i Zi buron nga Liqeni i Ohrit dhe pasi përshkon një rrugë me ngushtime midis maleve, merr disa degë të tjera lumore, futet në Republikën e Shqipërisë (në Miresh-Bulqizë) dhe rrjedh nëpër një territor të gjerë. Në vazhdim, shtrati i tij ngushtohet e zgjerohet herë pas here, derisa derdhet në Liqenin e Kukësit. Aty bashkohet me Drinin e Bardhë dhe formon Drinin, lumin më të gjatë në Shqipëri. 3DPMHQJDJU\\NsGHUGKMDH%XQsV 3DPMHQJDJU\\NDH6KNRSHWLWQsO 1 XJLQsQH0DWLW 2DngRtepDDekadat e fundit, ndërhyrja pa kriter përgjatë shtretërve të lumenjve me anë të ndërtimeve informale, prerjeve të sipërfaqeve pyjore, shfrytëzimit të materialeve inerte dhe keqmenaxhimit të rezervave ujore, kanë shkaktuar vazhdimisht përmbytje dhe dëme të mëdha në mjaft sipërfaqe të banuara apo toka bujqësore, sidomos në periudhat e reshjeve intensive.67

