Page 7 - Demo
P. 7


                                    Nëntematika I: Trevat shqiptare në Evropë dhe Rajon Tematika: Ndërvarësia midis njerëzve, vendeve, rajoneve dhe mjediseveNxënësi/ja:interpreton në hartë pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Ballkan, Mesdhe, Evropë dhe vendndodhjen e tyre sipas shteteve; vlerëson rolin e pozitës gjeografike të trevave shqiptare në veçoritë e tyre natyrore, popullimin, zhvillimin ekonomik, si dhe në marrëdhëniet e tyre me vendet dhe rajonet e tjera;përshkruan ndryshimet në kohë dhe në hapësirë të hartës politike të trevave shqiptare; hulumton në burime të ndryshme informacioni rreth ndryshimeve të hartës politike; vlerëson rëndësinë e integrimit evropian të hapësirës shqiptare; interpreton në hartë pozitën gjeografike të Republikës së Shqipërisë; vlerëson rëndësinë e pozitës gjeografike të Shqipërisë në dukuritë gjeografike dhe rolin e saj në marrëdhëniet me vendet dhe rajonet e tjera; interpreton në hartë pozitën gjeografike të Republikës së Kosovës dhe vlerëson rolin e saj; identifikon veçoritë e përgjithshme të kushteve natyrore të Republikës së Kosovës; përshkruan veçoritë e popullimit, të vendbanimeve dhe të ekonomisë së Kosovës; evidenton faktorët dhe pasojat e migrimit të popullsisë së Kosovës; vlerëson trashëgiminë natyrore e kulturore të Republikës së Kosovës; interpreton në hartë pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Serbi, në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, në Malin e Zi, në Greqi, dhe vlerëson rolin e saj; identifikon veçoritë specifike natyrore, demografike e ekonomike dhe statusin politik të tyre;vlerëson bashkëpunimin dhe mirëkuptimin midis vendeve e popujve fqinj dhe më gjerë; interpreton të ardhmen e trevave shqiptare dhe shteteve ku ato ndodhen, në familjen e përbashkët evropiane; ndërton dhe interpreton grafikë, diagrame dhe harta të popullsisë e të shpërndarjes gjeografike të aktiviteteve ekonomike. 
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11