Page 71 - Demo
P. 71
9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsRadha joteMë pas, ai zgjeron luginën në Fushëgropën e Korçës, vazhdon rrugëtimin nëpër disa ngushtime dhe pranë zonës së bashkimit me Osumin e zgjeron përsëri luginën e tij.Erzeni buron nga malësia e Shëngjergjit dhe derdhet në Gjirin e Lalzit. Në rrjedhën e sipërme, ky lumë kalon nëpër një shtrat malor, në rrjedhën e mesme përshkon një terren kodrinor, ndërsa në rrjedhën e poshtme lugina e tij ka karakter fushor.Vjosa buron nga malet e Pindit (Greqi) dhe futet në territorin shqiptar (në afërsi të fshatit Çarshovë, Përmet) duke rrjedhur nëpër një luginë me ngushtime (ku dallohet gryka e Këlcyrës) dhe me zgjerime. Degët kryesore të këtij lumi janë Drinosi dhe Shushica. Në të përfundojnë edhe ujërat e burimeve të Grykës së Këlcyrës, Viroit të Gjirokastrës, Ujit të Ftohtë të Tepelenës etj. Vjosa është lumi më i madh i jugut të Shqipërisë, që dallohet për prurjet e mëdha dhe për deltën e fuqishme që formon në grykëderdhje. Lumenjtë kryesorë që derdhen në Detin Jon Në Detin Jon derdhen lumenjtë Bistrica, Pavllo dhe Kalasa. Ata janë lumenj të shkurtër, të rrëmbyeshëm në rrjedhat e sipërme dhe kanë prurje të konsiderueshme. Bistrica dallon për prurjet e tij të mëdha, rezervat hidrike të të cilit shfrytëzohen për prodhimin e energjisë elektrike në dy HEC-e (Bistrica 1 dhe Bistrica 2). Ky lumë ushqehet prej ujërave nëntokësore, burimet (20 të tilla) e të cilave zënë fill në rrëzën jugore të Qafës së Muzinës. Burimi kryesor i këtij lumi është “Syri i Kaltër”. Lumi Pavllo buron jashtë kufirit shtetëror të Shqipërisë. Brenda territorit tonë gjenden rrjedha e mesme dhe rrjedha e poshtme e luginës së tij. Në rrjedhën e mesme, lugina është malore, ndërsa në rrjedhën e poshtme (në fushën e Mursisë) merr karakter fushor.Kalasa zë fill në përroin e Galishtit, i cili nuk ka rrjedhë të vazhdueshme. Në afërsi të fshatit Tatzat, përroi i Galishtit merr ujërat e burimit karstik të Tatzatit dhe formon kështu lumin Kalasë. Në rrjedhën e mesme dhe në të poshtmen, lumi merr me vete një sërë degësh të tjera. 1 ffiǀŝĚĞŶƚŽǀĞĕŽƌŝƚģŬƌLJĞƐŽƌĞƚģůƵŵĞŶũǀĞƚģǀĞŶĚŝƚƚŽŶģ͘2 WůŽƚģƐŽƚĂďĞůģŶĞŵģƉŽƐŚƚŵĞ͘>Ƶŵŝ ƵƌŽŶ ĞƌĚŚĞƚ <ĂƌĂŬƚĞƌŝŝƌĞůŝĞǀŝƚƉģƌŐũĂƚģƐŚƚƌĂƟƚ'ũĂƚģƐŝĂ WƌƵƌũĞƚŵĞƐĂƚĂƌĞ3 ,ƵůƵŵƚŽĚŚĞƉģƌŐĂƟƚŶũģĚĞƚLJƌģƚĞŵĂƟŬĞŵďŝ͗ĂͿƌģŶĚģƐŝŶģƋģŬĂŶģůƵŵĞŶũƚģƉģƌnjŚǀŝůůŝŵŝŶĞŬŽŶŽŵŝŬƚģǀĞŶĚŝƚ͖ďͿĚģŵĞƚĞƐŚŬĂŬƚƵĂƌĂŶŐĂƉģƌŵďLJƚũĞƚĞƚLJƌĞƚģǀĂnjŚĚƵĞƐŚŵĞŶģnjŽŶĂƚƉģƌƌĞƚŚĚŚĞĨĂŬƚŽƌģƚƋģŬĂŶģŶĚŝŬƵĂƌŶģŬģƚŽƉģƌŵďLJƚũĞ͖ĐͿƌƌƵŐģƚĂƉŽŵĂƐĂƚƋģĚƵŚĞŶŵĂƌƌģƉģƌnjŐũŝĚŚũĞŶĞŬģƐĂũƉƌŽďůĞŵĂƟŬĞ͘kodrinor, ndërsa nëVjosa buron të fshatit(ku dalumbutëdNluprurjrezerelekprejnë rështLumterrlugrrjeKavaujNsëDeri në vitin 1957, lumenjtë Kalasë dhe Bistricë derdheshin në Liqenin e Butrintit, por gjatë rrugës ata ndikonin vazhdimisht në kënetëzimin e fushës së Vurgut. Për bonifikimin e plotë të saj (në vitet 1957-1959), të dy këta lumenj u futën në shtretër të rinj, përgjatë të cilëve u ngritën argjinatura të larta. Rrjedha e poshtme e Kalasës (13 km) kalon nëpër një shtrat artificial dhe derdhet në Bistricë si një degë e saj. Nëpërmjet Kanalit të Çukës (të hapur në terren shkëmbor) ujërat e këtyre lumenjve derdhen në det (në jug të Sarandës).3DPMHQJD]RQDNXXMsUDWH.DQDOLWWsdXNsVGHUGKHQQsGHW 569

