Page 72 - Demo
P. 72


                                    PUNË PRAKTIKE 4Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: • interpreton në hartë shpërndarjen e rrjetit hidrografik të Republikës së Shqipërisë;• vlerëson ndikimin e lumenjve në kushtet e tjera natyrore të vendit dhe në ekonominë e tij;• identifikon masat që sigurojnë menaxhimin e qëndrueshëm të pasurive hidrike;• hulumton mbi veçoritë e lumenjve kryesorë të vendit;• ndërton dhe interpreton grafikët e prurjeve mesatare të disa prej lumenjve kryesorë të Shqipërisë; • diskuton rreth faktorëve që ndikojnë në regjimin e tyre hidrologjik;• respekton përpjekjet personale dhe ato në grup;• vlerëson pikëpamjet e të tjerëve.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: materiale teorike e harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, të dhëna dhe grafikë mbi regjimin hidrologjik të lumenjve kryesorë të Shqipërisë, si dhe materiale të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, harta fiziko-gjeografike e Shqipërisë, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë, ndërtim grafikësh, analizë dhe sintezë), punë në grupe (diskutim/shkëmbim idesh).Puna përgatitorePërsëriten njohuritë e marra nga teksti mësimor për: • veçoritë kryesore të rrjetit hidrografik në Shqipëri;• shpërndarjen gjeografike të tij.Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:• Lokalizoni dhe emërtoni në hartën-skicë (në faqen 167) lumenjtë kryesorë të Republikës së Shqipërisë.• Bazuar në hartën fiziko-gjeografike të Shqipërisë (të paraqitur në klasë), përshkruani veçoritë kryesore të këtyre lumenjve dhe kushtet natyrore që karakterizojnë zonat që ata përshkojnë. • Ndërtoni grafikët e prurjeve mesatare të disa prej lumenjve kryesorë të vendit tonë (me të dhënat e paraqitura në tekst ose me të dhëna të siguruara nga burime të tjera).Prurjet mesatare shumëvjeçare të lumenjve (në m3/sek) përgjatë 12 muajve të vititLumenjtë I II III IV V VI VII VIII IX X XI XIIDrini 374 282 329 546 453 215 189 94 124 286 614 661Mati 123 112 179 146 76 22 20 7 10 35 109 161Semani 89 248 311 177 121 40 12 12 27 14 35 61Shkumbini 51 127 161 120 100 40 15 11 23 11 18 49Vjosa 237 453 447 215 236 70 27 32 35 24 59 164• Interpretoni grafikët e prurjeve mesatare të disa prej lumenjve kryesorë të vendit tonë. Evidentoni vlerat maksimale dhe ato minimale të prurjeve dhe krahasojini ato. Diskutoni rreth faktorëve që ndikojnë në regjimin hidrologjik të secilit prej lumenjve.• Vlerësoni ndikimin e lumenjve në kushtet e tjera natyrore të vendit dhe në ekonominë e tij.• Identifikoni disa raste përmbytjesh të shkaktuara prej daljes së lumenjve nga shtretërit e tyre.• Evidentoni masat që sigurojnë menaxhimin e qëndrueshëm të rezervave hidrike të vendit tonë.TEMA: RRJETI HIDROGRAFIK I SHQIPËRISË. NDËRTIMI DHE INTERPRETIMI I GRAFIKËVE TË PRURJEVE MESATARE TË LUMENJVE KRYESORË TË SAJf, lapsazë rë tëuani veçoritë 70
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76