Page 73 - Demo
P. 73


                                    MësimiI.1 2.8 Faktorët që ndikojnë në formimin e ujërave nëntokësore dhe burimeveVendi ynë dallohet për rezerva të mëdha të ujërave nëntokësore. Një pjesë e madhe e tyre qëndrojnë të depozituara në brendësi të tokës (në shtresat ujëmbajtëse dhe në boshllëqet nëntokësore), ndërsa një pjesë tjetër gjen rrugën përgjatë pjerrësive dhe del në formën e burimeve në shpatet e maleve dhe të kodrave. Shfrytëzimi i ujërave nëntokësore është ende i vogël krahasuar me rezervat e tyre. Prania e rezervave të mëdha të ujërave nëntokësore është e lidhur kryesisht me kushtet klimatike të favorshme, larminë e ndërtimit gjeologjik, format e relievit dhe me mbulesën e dendur të bimësisë. Kushtet klimatike ndikojnë në rezervat e ujërave tokësore me sasinë e reshjeve atmosferike dhe me temperaturën. Reshjet e bollshme janë burimi kryesor i ujërave nëntokësore, pasi rreth 30% e tyre depërton në tokë. Regjimi i çrregullt dhe luhatja e nivelit të ujërave nëntokësore pasqyrojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë regjimin e reshjeve atmosferike të një zone të caktuar. Diskutojmë: Kujtoni se çfarë keni mësuar në Gjeografinë 7 për burimet dhe rëndësinë e tyre. Sillni shembuj të përdorimit të ujërave nëntokësore dhe të burimeve në vendin tonë.UJËRAT NËNTOKËSORE DHE BURIMET Fjalë kyçefaktorët që ndikojnë në formimin e ujërave nëntokësore dhe burimevellojet e ujërave nëntokësore dhe burimet3DPMHQJDEXULPLL6\\ULWWs.DOWsU6DUDQGs 1 3DPMHQJDXMsYDUDH6RWLUsV*UDPVK 2Një rol kryesor në ujërat nëntokësore kanë edhe temperaturat e ajrit, sepse ato përcaktojnë sasinë e avullimit, i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në nivelin e tyre. Ndërtimi gjeologjik ndikon në ujërat nëntokësore nëpërmjet përbërjeve gjeologjike të shtresave dhe strukturave shkëmbore. Kështu, shkëmbinjtë karbonatikë duke qenë të përshkueshëm, ndikojnë në depërtimin e ujërave nga njëra shtresë te tjetra, ndërsa argjilorët luajnë rolin e shtresave ujëmbajtëse, pasi janë të papërshkueshëm. Ndër strukturat shkëmbore që përbëjnë truallin, ato sinklinale grumbullojnë më shumë ujë sesa llojet e tjera.Një ndikim të rëndësishëm në ujërat nëntokësore ka edhe relievi, me formën dhe pjerrësinë e tij. Mundësi më të mëdha për depërtimin e ujërave në brendësi krijojnë terrenet e sheshta (sidomos kur sipërfaqet e tyre janë të karstifikuara), ndërsa në shpatet e pjerrëta, për shkak të shpejtësisë së madhe të lëvizjes së ujërave (sidomos të reshjeve), sasia e ujit që depërton në thellësi pakësohet. Mbulesa e dendur bimore është një tjetër faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në regjimin e ujërave nëntokësore. htë e lidhur kryesisht meGjatë vjeshtës dhe dimrit, niveli i ujërave nëntokësore rritet. Për rrjedhojë, një sërë burimesh të thara në periudhën pa reshje (kryesisht në verë), furnizohen dhe bëhen burime me rrjedhje të vazhdueshme. Ky fenomen është më i dukshëm në zonat gëlqerore, ku ujërat qarkullojnë intensivisht për shkak të çarjeve të tokës.71
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77