Page 75 - Demo
P. 75
MësimiI.1 2.9 Faktorët e formimit të tokaveTokat (dherat) janë një burim natyror shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, pasi përbëjnë bazën kryesore të zhvillimit të bujqësisë. Trualli shqiptar përbëhet nga toka të shumëllojshme, formimi i të cilave është i lidhur ngushtë me ndikimin e faktorëve të tillë, si: klima, relievi, bota e gjallë, përbërja gjeologjike dhe veprimtaria e njeriut. Kombinimi i këtyre faktorëve të larmishëm ka sjellë krijimin e tokave me veçori të ndryshme. Kështu, zonat fushore të vendit (kryesisht Ultësira Perëndimore) dhe fushëgropat (sidomos Fushëgropa e Korçës, ajo e Delvinës etj.) dallohen për tokat e tyre pjellore. Ato janë të pasura me lëndë organike e minerale, të ajrosura dhe të ngopura me lagështirë, kushte këto të përshtatshme për kultivimin e të gjitha bimëve bujqësore. Këto toka kanë trashësi 1,5-2 m, formohen mbi shkëmbinj të ndryshëm, në kushtet e klimës dhe të bimësisë mesdhetare. Ndërkohë, me rritjen e lartësisë së relievit, tokat marrin tipare të dallueshme nga njëra-tjetra, për shkak të formimit të tyre në kushte të ndryshme temperature, lagështie dhe reshjesh. Në mjaft territore të pjerrëta e shumë të pjerrëta, në kushtet e mungesës së bimësisë, tokat janë të varfra në lëndë organike, sepse bota e gjallë përcakton përmbajtjen e humusit dhe shkriftësinë e tyre. Nën veprimin e ujërave rrjedhëse apo të elementeve të klimës, ato i nënshtrohen edhe erozionit.Zonaliteti klimatik që krijohet me rritjen e lartësisë së relievit, përcakton edhe katëzimin e tokave. Toka të tilla quhen toka zonale dhe ndahen në: toka të hirta kafe, të kafenjta, të murrme pyjore dhe livadhore-malore. Ndërkohë, tokat që formohen në sipërfaqe të vogla e në kushte të veçanta quhen toka jozonale. Të tilla janë tokat kënetore, aluvionale dhe ato të kripura. TOKATFjalë kyçefaktorët e formimit të tokavetokat zonale dhe jozonale faktorët që kanë ndikuar në degradimin e tokaveDiskutojmë: Kujtoni se çfarë keni mësuar në Gjeografinë 7 rreth faktorëve që ndikojnë në formimin e tokave (dherave). Evidentoni llojet e tokave që gjenden në vendbanimin tuaj dhe mënyrën e përdorimit të tyre.1 7RNDWsNDIHQMWD5UDJDP 7RNDWsNULSXUD=YsUQHF9ORUs 273

