Page 76 - Demo
P. 76


                                    9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVs Tokat zonaleTokat e hirta kafe shtrihen deri në 600 m lartësi, kryesisht në terrenet fushore e kodrinore të pjesës perëndimore të Shqipërisë. Ato kanë një trashësi deri në 1,5 m, formohen mbi shkëmbinj sedimentarë, në kushtet e klimës dhe të bimësisë së shkurreve mesdhetare. Tokat e hirta kafe janë poroze, përmbajnë 3% humus dhe janë të pasura me kalium. Në këto toka rriten lloje të ndryshme kulturash bujqësore. Tokat e kafenjta shtrihen nga 600 deri në 1000 m lartësi, kryesisht në terrene kodrinoromalore. Ato kanë një trashësi deri në 1,4 m dhe përmbajnë rreth 5% humus. Këto toka formohen mbi shkëmbinj sedimentarë e magmatikë, në kushtet e klimës mesdhetare kodrinore dhe të bimësisë së dushqeve. Toka e kafenjta janë mjaft të përshtatshme për kultivimin e lajthisë dhe të gështenjës.Tokat e murrme pyjore shtrihen kryesisht në lartësitë 1000-1700 m mbi nivelin e detit dhe kanë një trashësi që shkon deri në 1,2 m. Ato formohen kryesisht mbi shkëmbinj sedimentarë e magmatikë, në kushtet e klimës mesdhetare malore dhe të pyjeve (kryesisht të ahut). Këto toka janë të përshtatshme për kultivimin e patates dhe të drurëve frutorë.Tokat livadhore malore gjenden në të gjitha zonat malore të vendit, në lartësitë mbi 1700 m mbi nivelin e detit, me një trashësi që shkon deri në 90 cm. Ato formohen kryesisht mbi shkëmbinj sedimentarë e magmatikë, në kushtet e klimës malore dhe të bimësisë barishtore. Këto toka dallojnë për përqindjen e lartë të humusit, deri në 20%. Tokat jozonaleTokat kënetore janë formuar në tabanin e ish-kënetave të dikurshme dhe kanë përmbajtje torfe. Pas çlirimit, ato u kthyen në toka bujqësore nëpërmjet procesit të bonifikimit. Tokat kënetore formohen edhe nga përmbytjet e shpeshta të lumenjve.Tokat aluvionale gjenden pranë luginave lumore dhe formohen prej depozitimeve lumore (aluvioneve). Ato janë të pasura me karbonate kalciumi, kanë përqindje të lartë lagështie dhe sasi të pakta humusi.Tokat e kripura gjenden në disa zona bregdetare në perëndim të vendit dhe mbi depozitime liqenore. Këto toka nuk janë shumë pjellore, për shkak të përqindjes së lartë të kripës së depozituar nga ujërat nëntokësore pranë sipërfaqes së tyre.7RNDWsPXUUPHS\\MRUH2URVK0LUGLWs 7RNDOLYDGKRUHPDORUH&X 3 4 UUDML(SsUP74
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80