Page 78 - Demo
P. 78


                                    MësimiI.1 2.10 Larmia e florës dhe faunës në vendin tonëVendi ynë dallohet për diversitetin dhe origjinalitetin e botës së gjallë. Ndonëse me njësipërfaqe të vogël, Shqipëria është një ndër vendet më të pasura të Evropës me lloje të ndryshme bimësh. Në vendin tonë rriten rreth 3250 lloje bimësh ose 29% e florës së Evropës, përqindje e konsiderueshme kjo në raport me sipërfaqen që zë Shqipëria në këtë kontinent. Gjithashtu, bota bimore e vendit tonë përbën afërsisht gjysmën (47%) e florës së Gadishullit Ballkanik. E gjithë kjo larmi bimore është e lidhur ngushtë me pozitën gjeografike të Shqipërisë, përbërjen gjeologjike të truallit të saj, larminë e formave të relievit, klimës, hidrografisë, tokave, si dhe me ndikimin e veprimtarisë së njeriut.Në vendin tonë rritet një numër i madh bimësh endemike (të cilat përbëjnë 1% të sasisë së përgjithshme të bimësisë) dhe subendemike (që përbëjnë 5% të sasisë së përgjithshme të bimësisë). Këto lloj bimësish ndeshen më tepër në terrenet malore, por nuk mungojnë edhe në ato të ulëta. Përqendrimi i tyre në terrenet malore lidhet kryesisht me praninë e mikroklimave, relievin e thyer dhe me larminë e përbërjes gjeologjike të truallit.BOTA BIMORE DHE SHTAZORE NË VENDIN TONËDiskutojmë: Bazuar në njohuritë e marra në burime të ndryshme, përshkruani veçoritë kryesorë të florës dhe faunës së Shqipërisë. Evidentoni disa lloje të specieve endemike që rriten në vendin tonë.Fjalë kyçelarmia e florës dhe e faunës në vendin tonë bimësia bota shtazoreNdërthurja dhe diversiteti i peizazheve natyrore (bregdetare, lagunore, moçalore, luginore, liqenore, fushore, kodrinore e malore), larmia e klimës dhe e relievit, pasuritë ujore e bimore, janë faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në shumëllojshmërinë e botës shtazore. Flora dhe fauna e vendit tonë përbëjnë një pasuri të çmuar natyrore, me rëndësi të madhe ekologjike, shkencore, ekonomike etj. Për këtë arsye, veprimtaria e njeriut duhet të përqendrohet më tepër në shtimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe në ruajtjen e llojeve të faunës. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet pyllëzimit, mbrojtjes dhe shtimit të florës e të faunës (sidomos asaj endemike në rrezik zhdukjeje), zbatimit të rregullave të gjuetisë, përmirësimit të infrastrukturës (sidomos të rrjetit të kanalizimeve), ruajtjes së habitateve etj. /ORMHWsVSHFLHYHHQGHPLNHQs6KTLSsULEoDMPDOL FOXOHNDPEDQDYH]XOOXHVH1,e, ear ke etNë mjaft raste, shoqëria shqiptare ka ndikuar negativisht mbi botën e gjallë. Kjo ka ndodhur sidomos në kushtet e rritjes së sipërfaqeve urbane, dëmtimit (prerje dhe zjarrvënie) të rezervave pyjore, gjuetisë së paligjshme, ndotjeve industriale apo urbane etj.NsaspëpokgDSHOLNDQNDoXUUHO76
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82