Page 79 - Demo
P. 79
9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVs Bimësia Në kushtet e një relievi kodrinoro-malor, në Shqipëri është zhvilluar një botë e pasur bimore. Me rritjen e lartësisë dallohen katër breza të bimësisë: brezi i shkurreve mesdhetare, brezi i dushkut, brezi i ahut dhe brezi i kullotave alpine.Brezi i shkurreve mesdhetareNë zonat veriore të vendit, kufiri vertikal i këtij brezi shkon deri në 400 m, ndërsa në zonat jugore, 800-1000 m. Ky brez ndeshet në formën e dy nënkateve: nënkati i shkurreve të tipit makje (me gjelbërim të përhershëm) dhe ai i shkurreve të tipit shiblijak (që i rrëzojnë gjethet në dimër). Brezi me gjelbërim të përhershëm përfaqësohet nga mareja, shqopa, dafina, gjineshtra etj., ndërsa në brezin e dytë bën pjesë shkoza. Në këtë brez përfshihen edhe halorët e tipit mesdhetar, që gjenden në Divjakë, në Pishëporë dhe në Llogara. Brezi i dushkutKy brez shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare. Në zonat veriore, ai ndeshet deri në lartësinë 700 m, ndërsa në ato jugore, deri në 1200 m. Në këtë brez dallohen disa lloje dushqesh (lisi i butë, qarri, bunga etj.), të cilat shpesh përzihen me drurë të tjerë (panja, lajthia, gështenja etj.).2 6LSsUIDTHPHSLVKDQs3DUNXQ.RPEsWDUWs/ORJDUDVs 3 6LSsUIDTHPHGUXUsDKXGKHJsVKWHQMHQs,EDOOs3XNsBrezi i ahutËshtë brezi më i pasur pyjor i Shqipërisë. Ai shtrihet mbi brezin e dushkut dhe shkon në 1800-2300 m lartësi. Ndër drurët mbizotëron ahu, masivet e të cilit përzihen edhe me pyje pishash e bredhash. Pyjet e ahut zënë një sipërfaqe më të madhe në pjesën veriore të vendit, ndërkohë që në pjesën jugore ato ua lënë vendin halorëve.Brezi i kullotave alpineKy brez përfshin territoret më malore të vendit, që gjenden mbi lartësitë 1700-1800 m. Ai përbëhet kryesisht nga bimësi barishtore, e cila në disa zona ndërthuret me shkurre të ulëta. Bota shtazoreLarmia e botës shtazore të vendit tonë ndeshet si në mjediset tokësore, ashtu edhe në ato ujore. Fauna tokësoreBota shtazore që rritet në mjediset tokësore të vendit tonë, gjendet në të gjitha format e relievit dhe është përshtatur me brezat e bimësisë dhe me kushtet e tyre klimatike. Më poshtë janë renditur dhe përshkruar llojet e faunës që jetojnë në këto mjedise.x Fauna e brezit të shkurreve dhe të pyjeve mesdhetare përfaqësohet me llojet më tipike të 77

