Page 8 - Demo
P. 8
MësimiI.1Deti AdriatikD e t i M e s d h eDeti JonSlloveniMal i Zi ShqipëriMaqedonia e VeriutGreqiBullgariRumaniSerbiKroaciKosovëBosnjëHercegovinëFjalë kyçe pozita gjeografike dhe përbërja e trevave shqiptare roli i pozitës gjeografike POZITA GJEOGRAFIKE DHE PËRBËRJA E TREVAVE SHQIPTARE Diskutojmë: Kujtoni se çfarë keni mësuar në lëndën e Historisë mbi ndryshimet që pësuan kufijtë politikë të trevave shqiptare pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, dhe evidentoni përbërjen e trevave shqiptare. Përcaktoni në hartë pozitën gjeografike të trevave shqiptare në Ballkan, Mesdhe dhe në Evropë. +DUWDSDUDTHWSR]LWsQJMHRJUDÀNHWsWUHYDYHVKTLSWDUHQsUDMRQ 1PargëDelvinëSarandëBilishtKonicëJaninëIgumenicëGrebeneArtëPrevezëKosturFollorinëResnjëPrilepManastirD. HisarKërçovëGostivarDibërStrugëOhërShkup TetovëKumanovëKaçanikPrizrenSharrSkënderajLipianMedvegjëPrishtinëGjakovëKlinë ShtimëBujanovcKamenicëGjilanViti PreshevëTherandëFerizajZveçan BesianëZubin Potok MitrovicëVushtri IstogFierLaçKrujëDurrës TiranëKavajëElbasanLibrazhdCërrikLushnjëPodgoricëKuçovëBallsh BeratGramsh PogradecÇorovodëVlorëKorçëTepelenëHimarë Ersekë PërmetGjirokastërTuzKoplikGuciHani iPlavëRozhajëPejëDeçanB.CurriTivar Shkodër PukëUlqinLezhë RrëshenRubikKukësKrumëPeshkopiBurrelHotitBulqizëLeposaviqDeti AdriatikDeti Jon+DUWDHWUHYDYHVKTLSWDUH 2Pozita gjeografike dhe përbërja e trevave shqiptareTrevat shqiptare shtrihen në gjerësitë mesatare të Hemisferës Veriore, në Evropën Juglindore, në perëndim të Gadishullit Ballkanik dhe kanë dalje të gjerë në detet Adriatik e Jon, pjesë e Detit Mesdhe. Në aspektin natyror, trevat shqiptare përbëjnë një hapësirë gjeografike kompakte, ndërkohë që në planin politik, ato gjenden të ndara në shtete të ndryshme. Kjo ndarje u vendos përfundimisht më 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Kështu, gjysma e trevave shqiptare mbeti jashtë kufirit politik të Republikës së Shqipërisë, e ndarë midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë. Rreth një shekull më vonë, më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u shkëput nga Serbia dhe u shpall republikë e pavarur. Komunat Preshevë, Bujanovc e Medvegjë mbetën pjesë e Serbisë.Në trevat shqiptare bëjnë pjesë: • Republika e Shqipërisë; • Republika e Kosovës; • trevat shqiptare në Republikën e Malit të Zi (Tivari, Ulqini, Tuzi, Plava, Gucia, Hoti, Gruda, Rozhaja, Kraja, Ana e Malit, Shpuza); • trevat shqiptare në Republikën e Serbisë (Presheva, Bujanovci dhe Medvegja); • trevat shqiptare në Maqedoninë e Veriut (Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri, Prilepi, Manastiri etj.); • trevat shqiptare në Republikën e Greqisë (Igumenica, Paramithia, Margëlliçi, Parga, Arta, Follorina, Kosturi, Grebeneja, Konica etj.). 1.16

