Page 81 - Demo
P. 81


                                    MësimiI.12.11 Trashëgimia natyrore Larmia e kushteve natyrore dhe bashkëveprimi midis tyre kanë bërë që brenda një sipërfaqeje të vogël si vendi ynë, të krijohen lloje të ndryshme mjedisesh, të cilat mund të jenë detare, bregdetare, liqenore, lagunore, malore, fushore, luginore e pyjore. Shumë prej këtyre mjediseve përbëhen nga objekte natyrore, habitate, ekosisteme me vlera të rralla e unike, ku ndeshen lloje të ndryshme endemike. Të gjitha këto vlera të veçanta dhe të pazëvendësueshme të mjedisit fizik e jetësor që transmetohen në breza, përbëjnë trashëgiminë natyrore të vendit tonë dhe mbrohen nga një legjislacion i posaçëm. Përveç rëndësisë ekonomike, ato kanë vlera shkencore, estetike dhe edukative. Objekte apo ekosisteme që mbartin vlera të tilla, cilësohen si trashëgimi natyrore kombëtare. Një pjesë e tyre konsiderohen edhe si trashëgimi ndërkombëtare dhe mbrohen nga konventat përkatëse. TRASHËGIMIA NATYRORE E VENDIT TONË. PROBLEMATIKAT MJEDISORE Fjalë kyçe trashëgimia natyrorekategoritë e zonave të mbrojturagjendja e sotme e zonave të mbrojturadisa probleme mjedisore në Shqipëri Diskutojmë: ffiǀŝĚĞŶƚŽŶŝĚŝƐĂƉƌĞũnjŽŶĂǀĞƚģŵďƌŽũƚƵƌĂŶģǀĞŶĚŝŶƚŽŶģĚŚĞǀůĞƌģƐŽŶŝƌŽůŝŶĞƚLJƌĞŶģnjŚǀŝůůŝŵŝŶĞƚƵƌŝnjŵŝƚ͘Shpeshherë, njerëzit i shfrytëzojnë pa kriter ose i keqpërdorin këto ekosisteme, pa marrë parasysh faktin që ato përfaqësojnë një pasuri që do të trashëgohet nga brezat që vijnë. Për këtë arsye, shoqërisë sonë i mbeten si detyrë thelbësore evidentimi, vlerësimi, ruajtja dhe menaxhimi i peizazheve dhe objekteve që mbartin vlera të trashëgimisë natyrore. Menaxhimi i qëndrueshëm i peizazhit dhe ruajtja e përmirësimi i diversitetit biologjik, krahas mbrojtjes së vlerave estetike, kombëtare dhe shkencore, mundësojnë zhvillimin e shumë degëve të ekonomisë, sidomos të turizmit.  Kategoritë e zonave të mbrojturaZonat në të cilat janë evidentuar vlera të veçanta dhe me rëndësi kombëtare, janë përfshirë në kategoritë e zonave të mbrojtura. Zonë e mbrojtur quhet një hapësirë e shpallur si e tillë, me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit e të peizazheve përmes menaxhimit efektiv ligjor, shkencor dhe profesional. Një zonë e mbrojtur dallohet për: vlerat e saj origjinale (të pacenuara nga veprimtaria njerëzore); elementet unike të peizazhit; kushtet optimale për jetesën e botës së gjallë; dhe rëndësinë shkencore e edukuese të saj. Në Republikën e Shqipërisë, zonat e mbrojtura përbëjnë rreth 10% të sipërfaqes. 3DPMHQJDODJXQDH.DUDYDVWDVs 3DPMHQJD3DUNX.RPEsWDUL4DIs6 1 KWDPsV 279
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85