Page 82 - Demo
P. 82
9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsKategorizimi i Zonave të Mbrojtura është bërë në Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror për Ruajtjen e Natyrës (ang. IUCN), në vitin 1994. Zonat e mbrojtura janë klasifikuar në 6 kategori (shih tabelën 4).4 7DEHODSDUDTHW]RQDWHPEURMWXUDQsYHQGLQWRQs Disa probleme mjedisore në Shqipëri Tranzicioni shqiptar që zuri fill në vitin 1990, përveç problematikave në aspektin socioekonomik, ka nxjerrë në pah edhe probleme të karakterit mjedisor. Ndër problemet kryesore mjedisore që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare përmendim: ndotjen e ajrit, ndotjen e ujërave dhe të tokave, si dhe ndotjen akustike.Ndotja e ajrit shkaktohet kryesisht prej sektorit të transportit, si rezultat i numrit të madh të automjeteve (shumica e të cilave janë të vjetra dhe pa katalizatorë); infrastrukturës së papërshtatshme rrugore; rritjes së aktiviteteve ekonomike të ndërmarrjeve të vogla e të mesme; përdorimit të karburanteve me cilësi jo të mirë; prerjes së pyjeve etj. Në rang vendi, shkallën më të lartë të ndotjes së ajrit e kanë këto qytete: Elbasani (me furrat e shkrirjes dhe fabrikën e çimentos); Fieri e Ballshi (me rafineritë e përpunimit të naftës); Fushë-Kruja (me furrat e prodhimit të gëlqeres), Tirana (qendër urbane që dallohet për numrin e madh të automjeteve dhe ku investohet kryesisht në ndërtim). Ndotja e ujërave është një problem tjetër mjedisor, i cili ndeshet më tepër në lumenj dhe në bregdet. Në lumenj, ndotja është shqetësuese në ato pjesë të luginës që shtrihen pranë ose përgjatë qendrave të banuara, si dhe pranë objekteve industriale. Lumenjtë më të ndotur nga shkarkimet urbane dhe ato industriale janë Ishmi e Gjanica. Krahas tyre, raste ndotjesh janë regjistruar edhe në lumenjtë Shkumbin e Seman, ku vihen re mbetje të metaleve të rënda, Kategoria e zonës së mbrojtur Bëjnë pjesëIRezervë strikte natyrore/rezervat shkencor4 rezervate të tilla: Laguna e Karavastasë, Lugina e Gashit, Kardhiqi dhe Rrajca.II Park Kombëtar13 parqe kombëtare: mali i Dajtit, Thethi, Lura, Pisha e Divjakës, Llogaraja, Bredhi i Drenovës, mali i Tomorit, Lugina e Valbonës, Bredhi i Hotovës, Qafështama, Zall-Gjocaji, Prespa, Butrinti.III Monument NatyrorRreth 750 monumente natyrore, ndër të cilët dallohen: Bredhi i Sotirës, Syri i Kaltër, Vlashaj, Zheji etj. Numrin më të madh të këtyre monumenteve e ka Vlora (51) dhe atë më të vogël, Fieri (5).IVRezervat natyror i menaxhuar/park natyror25 rezervate natyrore të menaxhuara, ndër të cilat dallohen rezervatet e: Rrushkullit, Pishë-Poros, Velipojës, Kune-Vainit, Maliqit, Patok-Fushëkuqe-Negelit, Karaburunit, Cangonjit, Bërzanës, Levanit, QafëmollëDerjes, Ballollit, Qafë-Bushit, Bogovës, .UDVWD¿OODNXWHWMV Peizazh i mbrojtur 6 zona të tilla: Biza, Bërdheti, Nikolica etj.VIZonë e mbrojtur e burimeve të menaxhuara4 zona: Luzni-Bulaci, Piskal-Shqeri, Bjeshka e Oroshit dhe Guri i Nikës.Disa probleme mjedisoreIVVVIPër shkak të problematikave mjedisore që ndeshen në disa prej zonave të mbrojtura, del si domosdoshmëri rishikimi i statusit të mbrojtjes së tyre (rivlerësimi i vlerave që kanë). Kështu, për zonat bregdetare del e nevojshme ruajtja e shumëllojshmërisë biologjike që i karakterizon, ndërsa në disa të tjera duhet të ndalohen prerjet e pyjeve dhe ndërtimet private në sipërfaqet e tyre. Ndërhyrje dhe dëmtime të tilla kanë prekur disa zona të mbrojtura të vendit tonë, si: Parku Kombëtar i Lurës, ai i Qafë-Shtamës, Bredhi i Hotovës, rezervatet e gjuetisë Kune-Vain, Rrushkulli, Pishë-Poroja, Levani, Maliqi, Cangonji etj. 3DPMHQJD/DJXQDH3DWRNXW 380

