Page 84 - Demo
P. 84
ORË DISKUTIMIRezultatet e të nxënitNë përfundim të orës së diskutimit, nxënësi/ja:• interpreton rolin e peizazheve natyrore në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë;• sjell fakte (shembuj) të problemeve mjedisore në vendin tonë;• parashikon rrugë ose mundësi për zgjidhje të qëndrueshme të problemeve mjedisore;• prezanton informacionin me shkrim ose me gojë, shoqëruar me harta, grafikë, të dhëna dhe prezantime multimediale.Koha dhe vendi i zhvillimit të orës së diskutimit:45 minuta; në klasë.Materialet burimore:informacione dhe harta të siguruara nga interneti, pushteti vendor ose nga enciklopedi të ndryshme, si dhe materiale të tjera të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës:atlasi gjeografik, postera, fletëpalosje, laptop (ose kompjuter) dhe videoprojektor, tabakë letre, fotografi, materiale teorike, harta të ndryshme, makete, mostra/kampionë të marrë në zona të ndotura etj.Metodologjia që do të përdoret:stuhi mendimesh, punë në grupe, paraqitja e materialit të përgatitur (me anë të PowerPoint-it, videove, posterave/fletëpalosjeve, anketave), diskutim, debat (pro-kundër).Puna përgatitore:Për realizimin e orës së diskutimit, nxënësit duhet të bazohen në njohuritë e marra nga teksti mësimor; tëhulumtojnë për rolin e kushteve natyrore në shkallën e zhvillimit të Shqipërisë dhe për problemet mjedisore që ndeshen në të; si dhe të analizojnë rezultatet e anketës së zhvilluar në komunitetin e zonës së banimit. Pyetjet rreth të cilave do të zhvillohet ora e diskutimit:• Çfarë natyre kanë: klima, relievi, hidrografia, tokat dhe bota e gjallë në Shqipëri dhe ç’rol luajnë në zhvillimin ekonomik të saj?• A ka probleme mjedisore në Shqipëri? Ilustroni me shembuj. Në cilat prej kushteve natyrore vihen re problematikat më të ndjeshme? Sillni disa shembuj. Nga se janë krijuar këto problematika? Sa ndikojnë ato në zhvillimin ekonomik të vendit?• A ka probleme mjedisore në vendbanimin tuaj? Ilustroni me shembuj. Në cilat prej kushteve natyrore vihen re problematikat më të ndjeshme? Sillni disa shembuj. Pse janë krijuar këto problematika? Sa ndikojnë ato në zhvillimin ekonomik të zonës ku banoni?• A mund të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme këto probleme mjedisore? Çfarë rrugësh dhe mundësish parashikoni për këtë?• Si mund të kontribuoni ju, bashkëmoshatarët, familja juaj dhe pushteti vendor për zgjidhjen e kësaj problematike?TEMA: PROBLEMET MJEDISORE NË SHQIPËRI DHE RRUGËT OSE MUNDËSITË PËR ZGJIDHJE TË QËNDRUESHME TË TYRENë përfundim të orës së diskutimit shpërndani postera ose fletëpalosje të përgatitura më parë, me anë të së cilave mund të ndërgjegjësoni bashkëmoshatarët për gjendjen e mjedisit dhe gjetjen e rrugëve që mund të minimizojnë apo zgjidhin problematikat që ndeshen më shpesh.Shënim82

