Page 85 - Demo
P. 85
MësimiI.1 2.12 Faktorët e organizimit administrativ të territorit shqiptar Organizimi administrativ i territorit shqiptar ka njohur një histori të gjatë ndryshimesh, të cilat kanë ardhur si rezultat i ndikimit të faktorëve të ndryshëm politikë, ekonomikë, gjeografikë, etnografikë dhe demografikë. Si faktorë politikë konsiderohen luftërat dhe pushtimet në periudha të ndryshme historike, copëtimi territorial i trevave shqiptare më 1913-ën, ndryshimet e sistemeve politiko-ekonomike dhe ligjet e hartuara për të përcaktuar shtrirjen dhe funksionet e njësive të ndryshme administrative. Krahas faktorëve politikë, një rol përcaktues në emërtimin e njësive administrative ka pasur edhe ekonomia bazë (aktiviteti kryesor në territore të caktuara të vendit). Një faktor tjetër i rëndësishëm në organizimin administrativ të territorit ka qenë ai gjeografik. Në shumicën e rasteve, për përcaktimin e kufijve midis njësive administrative kanë shërbyer luginat lumore apo kurrizet malore-kodrinore, si ndarje natyrore ndërmjet tyre. Në mjaft raste, përcaktimi i kufijve midis njësive administrative është bazuar gjithashtu në traditat dhe elementet e ngjashme etnografike të tyre. Në organizimin administrativ të hapësirave të ndryshme territoriale, një faktor tjetër është edhe ai demografik, i cili lidhet me dinamikën e popullsisë (numrin dhe shpërndarjen gjeografike të saj). Organizimi administrativ i Shqipërisë gjatë periudhave të hershme Organizimet administrative të territorit shqiptar gjatë periudhave të hershme kanë qenë të lidhura ngushtë me historinë e lashtë të popullimit të tyre. Në shek. VII pr.K., shumë fise ilire, si enkelejtët, taulantët, molosët e ardianët, grumbulluan rreth vetes fise të tjera ilire, duke krijuar kështu federata të veçanta. Bashkimi i këtyre federatave solli edhe format e para të organizimit administrativ të trevave shqiptare. Shpesh, në mënyrën e organizimit administrativ të territorit shqiptar një ndikim të ndjeshëm kanë pasur luftërat dhe pushtimet e vazhdueshme. Kështu, gjatë pushtimit romak, territori ynë u nda mbi bazë provincash, ndërsa gjatë pushtimit bizantin, ndarja e tij u bë mbi bazë themash (njësi administrative me karakter ushtarak). Shekuj më vonë, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, organizimi administrativ u bë në bazë vilajeti, sanxhaku, kazaje e nahije (njësi të karakterit administrativo-ushtarak). Ky lloj organizimi ndryshoi vetëm gjatë periudhës kur shteti shqiptar ishte nën drejtimin e Skënderbeut (shek. XV).FORMAT E ORGANIZIMIT ADMINISTRATIV TË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËFjalë kyçefaktorët e organizimit administrativ të territorit shqiptar organizimi administrativ i Shqipërisë gjatë periudhave të hershme organizimi administrativ i Shqipërisë nga viti 1912 e deri sotDiskutojmë: Kujtoni ndryshimet që ka pësuar harta politike e trevave shqiptare në periudha të ndryshme historike. Analizoni shkurtimisht ndryshimet që pësoi kjo hartë: a) në antikitet; b) gjatë mesjetës; c) nga shpallja e Pavarësisë e deri sot.toritë.mek, i cilirndarjen Shkodër KukësLezhëDibërTiranëElbasanDurrësFierVlorëBerat KorçëGjirokastërSERBIMAQEDONIAE VERIUTGREQIJANINËMANASTIRMANASTIRFollorinëOhërDibërKërçovëPrilepVelçëKoçanKratovëVranjëBujanovcPreshevëTetovëShkupKaçanikGjilanPejë PrishtinëBeran MitrovicëNishPivolLeskovcSjenicëNovi PazarKosturKorçëElbasanBeratArtëPrevezëVlorëKrujëUlqinD e t i AdriatikD e t i EgjeD e t i JonLezhëTivarPodgoricëDurrës TiranëGjirokastër KonicëTërhallë Larisë JANINËSHKODËRSHKODËRPRIZRENMALI I ZIKOSOVËBOSNJADHE HERCEGOVINALegjendëVilajeti i KosovësVilajeti i ShkodrësVilajeti i ManastiritVilajeti i Janinës qendër vilajeti kufi shtetëror kufi vilajeti Harta administrative e Shqipërisë sipas qarqeveHarta paraqet vilajetet shqiptare në vitin 1878.1283

