Page 87 - Demo
P. 87


                                    MësimiI.1 2.13 Popullimi i hershëmTrualli ku banojnë sot shqiptarët, në kohët më të lashta është banuar nga paraardhësit e tyre paleo-indoevropianë, në antikitet nga ilirët dhe në mesjetën e hershme, nga pasardhësit e ilirëve, arbrit. Në këtë mënyrë, popullsia shqiptare ka ruajtur e trashëguar brez pas brezi gjuhën dhe kulturën e vet. Të dhënat arkeologjike të gjetura në Xarë të Sarandës, në Kryegjatë në afërsi të Apolonisë, në Gajtan të Shkodrës etj., dëshmojnë se trevat shqiptare janë banuar që nga paleoliti i mesëm (100 000 vjet - 30 000 vjet më parë). Në epokat pasardhëse, numri i popullsisë erdhi duke u rritur dhe vendbanimet u përhapën më tej dhe u zgjeruan. Në epokën e hekurit, territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, të cilët përbënin një ndër popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme dhe zinin gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Kështu, në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit pr.K., bashkësitë e fiseve ilire shtriheshin nga lumi Sava në veri, deri në Gjirin e Ambrakisë në jug, dhe nga rrjedhat e lumenjve Morava e Vardar në lindje, deri në brigjet e Adriatikut dhe Jonit në perëndim. Në shek. IV-III pr.K., lindja dhe zhvillimi i vrullshëm i qyteteve përgjatë brigjeve të Adriatikut solli gradualisht formimin e shteteve ilire, midis të cilave, Mbretëria Ilire luajti një rol të rëndësishëm në ngjarjet e kohës. POPULLIMI DHE NDRYSHIMET DEMOGRAFIKE NË SHQIPËRI Diskutojmë: Bazuar në njohuritë e marra nga burime të ndryshme, përshkruani ndryshimet që ka pësuar numri i popullsisë pas vitit ’90 në Shqipëri dhe evidentoni faktorët që kanë ndikuar në të.Fjalë kyçepopullimi i hershëm dinamika e popullsisë Pamje nga Baptisteri i Butrintit, i ndërtuar në shek. VI ps.K.Pamje nga Parku Arkeologjik i Apollonisë (daton rreth shek. IV pr.K.)Objekte të antikitetit ilir mesëmerdhi dhekurimëdBfiNtëIlireQë nga mesjeta e hershme deri në shek. XII ps.K., si rezultat i lindjes dhe i fuqizimit të formacionit shtetëror të Arbrit (i cili ishte vazhdim i fisit ilir albanoi gjatë antikitetit), popullsia pasardhëse e ilirëve njihej me emrin arbër, ndërsa nga shek. XIII e në vazhdim, me emrin shqiptar (albanense). Gjatë mesjetës, sidomos në periudhën e dyndjeve në Ballkan (deri në përfundim të dyndjeve sllave në fund të shek. VIII), pavarësisht rritjes së numrit të popullsisë shqiptare, sipërfaqja e shtrirjes së saj, krahasuar me atë të mëparshme, filloi të tkurrej. 2 3185
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91