Page 88 - Demo
P. 88


                                    9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsRadha jote Dinamika e popullsisë Regjistrimi i parë i popullsisë shqiptare gjendet i pasqyruar në regjistrin kadastral të vitit 1431-1432. Megjithatë, të dhënat e tij janë të pjesshme, pasi tregojnë vetëm numrin e popullsisë së Sanxhakut të Shqipërisë (me kryeqendër Gjirokastrën). Në vitin 1506, ai u plotësua me të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm të të gjitha tokave shqiptare (përveç të dhënave rreth tokave ku ishte zbatuar më parë sistemi i timarit, u shtuan të dhëna të reja mbi krahinat malore të vetëqeverisura, në të cilat nuk ishte zbatuar ky sistem). Mendohet se deri në vitin 1913, numri i popullsisë shqiptare ishte rreth 1 500 000 banorë. Pas copëtimit të trevave shqiptare, brenda kufirit politik të Shqipërisë mbeti më pak se gjysma e popullsisë (rreth 740 000 banorë). Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë në vitin 1923, i cili është edhe më i hershmi në Shqipëri, tregoi se numri i popullsisë ishte rreth 814 380 banorë. Që nga ajo kohë e deri në vitin 2011 janë kryer disa regjistrime të popullsisë. Për vite me radhë, nga regjistrimi i përgjithshëm i vitit 1923 deri në regjistrimin e 1989-ës, për shkak të ritmeve të larta të shtimit natyror, numri i popullsisë ka njohur vazhdimisht rritje. Në regjistrimin e vitit 2001 rezultoi një kthesë e madhe në prirjen e dinamikës së popullsisë në Shqipëri. Për herë të parë u shënua një ulje e ndjeshme e numrit të popullsisë (prej rreth 113 mijë banorë), krahasuar me atë të vitit 1989. Të njëjtin fakt evidentoi edhe regjistrimi më i fundit i popullsisë dhe i banesave në prill të vitit 2011. Sipas këtij regjistrimi, popullsia në Republikën e Shqipërisë ishte 2 821 977 banorë, pra numri i popullsisë ishte zvogëluar me 7,7% krahasuar me regjistrimin e vitit 2001 (shih figurën 4). Ndërkohë që sipas të dhënave të INSTAT, në 1 janar 2021, popullsia e Shqipërisë rezultoi në 2 829 741 banorë. 1 WģƌƐŚŬƌƵĂũƉŽƉƵůůŝŵŝŶĞŚĞƌƐŚģŵƚģƚƌƵĂůůŝƚƐŚƋŝƉƚĂƌ͘2 ffiǀŝĚĞŶƚŽĚŝŶĂŵŝŬģŶĞƉŽƉƵůůƐŝƐģƐģ^ŚƋŝƉģƌŝƐģƉģƌŐũĂƚģƉĞƌŝƵĚŚĂǀĞƚģŶĚƌLJƐŚŵĞ͘3 ZĞŶĚŝƚĨĂŬƚŽƌģƚŬƌLJĞƐŽƌģƋģŬĂŶģŶĚŝŬƵĂƌŶģƌģŶŝĞŶĞŶƵŵƌŝƚƚģƉŽƉƵůůƐŝƐģƉĂƐǀŝƟƚϭϵϵϬ͘4 ffiǀŝĚĞŶƚŽĚŝƐĂƉƌĞũŶĚƌLJƐŚŝŵĞǀĞĚĞŵŽŐƌĂĮŬĞƋģŬĂŶģŶĚŽĚŚƵƌŶģǀĞŶĚďĂŶŝŵŝŶƚģŶĚĚŚĞƉģƌĐĂŬƚŽĨĂŬƚŽƌģƚŬƌLJĞƐŽƌģƋģŬĂŶģŶĚŝŬƵĂƌŶģƚŽ͘800 000700 000600 000500 000400 000300 000200 000100 0000Numri i popullsisëViti 2001 Viti 2011Berat193 020DibërDurrësElbasanFierGjirokastërKorçëKukësLezhëShkodërTiranëVlorë140 964265 330 245 179 136 630189 854597 899763 634192 982256 473159 182111 393265 182112 831362 736382 544296 082310 98975 172220 43885 239135 609217 375184 2793DUDTLWMHJUDÀNHHQXPULWtë popullsisë të qarqeve në Shqipëri, bazuar në dy census-et e fundit4Kjo rënie e numrit të popullsisë lidhet me:• shifrat e larta të emigracionit (pas vitit ‘90);• uljen e lindshmërisë për shkak të emigrimit kryesisht të moshës së re, rritjes së moshës së martesës, si dhe zbatimit të politikave të planifikimit familjar. për shrritje.Në repoppofni popullsisë86
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92