Page 89 - Demo
P. 89


                                    MësimiI.1 2.14 Shpërndarja e popullsisëNdryshimet që ka pësuar numri i popullsisë në Shqipëri janë shoqëruar edhe me ndryshime në shpërndarjen dhe dendësinë mesatare të saj. Kështu, sipas census-it të vitit 2011, dendësia e popullsisë rezultoi 98 banorë/km2 (nga 111 banorë/km2 që ishte në vitin 1989), ndërkohë që, sipas INSTAT, në 1 janar 2020, ajo rezulton 98.4 banorë/km2.Shpërndarja gjeografike e popullsisë ka qenë përherë e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me një sërë faktorësh, si: kushtet natyrore, zhvillimet politike dhe ato socio-ekonomike, ritmet e shtimit natyror të popullsisë, lëvizjet migratore etj. Dendësinë mesatare më të madhe të popullsisë, 182 banorë/km2, e ka rajoni perëndimor i vendit, ndërkohë që rajoni verior-verilindor ka një dendësi prej 45 banorë/km2, ai juglindor 59 banorë/km2dhe rajoni jugor, 38 banorë/km2. Zonat malore të rajonit verior-verilindor, të rajonit juglindor dhe ato të rajonit jugor kanë njohur vazhdimisht largime të mëdha të popullsisë. Brenda rajonit perëndimor, zona TiranëDurrës ka një dendësi të popullsisë gati tri herë më të lartë krahasuar me dendësinë mesatare të tij.Në Tiranë, dendësia e popullsisë është 454 banorë/km2, ndërsa në Durrës, 343 banorë/km2. SHPËRNDARJA E POPULLSISË DHE STRUKTURA E SAJDiskutojmë: Bazuar në njohuritë tuaja mbi shpërndarjen e popullsisë në Shqipërinë e pas vitit 1990, evidentoni ndryshimet që ka pësuar ajo dhe faktorët që kanë ndikuar në këtë drejtim.Fjalë kyçeshpërndarja e popullsisëstruktura e popullsisë LEGJENDË2001(108,2 banorë/km2)2011(98,7 banorë/km2)(dendësia e popullsisë në b/km2)200,1 - 459,7150,1 - 200100,1 - 15050,1 - 10024,7 - 50 Struktura e popullsisë Struktura e popullsisë sipas moshës Vendi ynë është dalluar gjithnjë për një popullsi vitale, ku peshën më të madhe në popullsinë e përgjithshme e kanë zënë grupmosha e re dhe ajo aktive për punë. Megjithatë, dhjetëvjeçarin e fundit, në popullsinë shqiptare vihet re një prirje drejt plakjes. Këtë e tregon ulja e përqindjes së grupmoshës 0-14 vjeç dhe rritja e grupmoshës Hartat paraqesin dendësinë mesatare të popullsisë në Shqipëri, sipas dy census-eve të fundit. 1 Pamje nga një lagje e Tiranës 287
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93