Page 9 - Demo
P. 9
Trevat shqiptare në Evropë dhe RajonRoli i pozitës gjeografike të trevave shqiptare Pozita gjeografike e trevave shqiptare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në larminë e kushteve natyrore, mundëson një hapësirë të përshtatshme për jetesë dhe ka një rëndësi të madhe strategjike, ekonomike e social-kulturore. Ndikimi në kushtet natyrore Për shkak të shtrirjes së tyre gjeografike, hapësira e trevave shqiptare është nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga drejtime të ndryshme dhe që mund të jenë detare ose tokësore. Kështu, masat ajrore detare të pjesës perëndimore të trevave shqiptare ndikojnë në formimin e tipareve mesdhetare të klimës, hidrografisë, tokave, botës bimore dhe shtazore, ndërsa ndikimi i masave ajrore që vijnë nga brendësia e Gadishullit Ballkanik, përcakton tiparet kontinentale të saj, të cilat ndeshen në pjesën lindore të këtyre trevave. Rëndësia strategjike Pozicioni gjeografik i trevave shqiptare është mjaft strategjik, pasi ato ndodhen në kryqëzimin e rrugëve që lidhin Evropën Perëndimore dhe atë Mesdhetare me vendet e Evropës Lindore e më gjerë. Përgjatë trevave shqiptare kalojnë rrugët më të shkurtra që lidhin Perëndimin me Lindjen, duke mundësuar kështu transportin e shpejtë të mallrave dhe të njerëzve. Në perëndim të tyre gjendet Kanali i Otrantos (72 km i gjatë), i cili është distanca më e shkurtër detare që ndan hapësirën shqiptare nga Italia. Ndërkohë, nga perëndimi në lindje, luginat e lumenjve Drin, Mat, Shkumbin, Vjosë etj., krijojnë korridore të shumta, përgjatë të cilave kalojnë rrugë që lidhin Detin Adriatik me territoret në brendësi të Ballkanit. Më në lindje të trevave shqiptare, luginat e Ibrit, Sitnicës, Lepencit etj., mundësojnë lidhjen e tyre me korridoret ballkanike. Një rol të tillë e ka pasur që në lashtësi rruga “Egnatia”, një ndër arteriet më të rëndësishme tokësore, e cila përbënte linjën kryesore të komunikimit midis Perëndimit dhe Lindjes (nga Roma deri në Kostandinopojë). Sot, autostrada Durrës-Kukës-Morinë (Rruga e Kombit), vazhdim i së cilës është autostrada Vermicë–Merdare, përbën një nga akset kryesore që lidhin trevat shqiptare me njëra-tjetrën, si dhe një korridor të rëndësishëm komunikimi ndërmjet tyre dhe vendeve të tjera të rajonit. Për shkak të pozicionit gjeografik midis Perëndimit dhe Lindjes, përgjatë periudhave të hershme historike trevat shqiptare janë bërë pjesë e pushtimeve nga perandori të ndryshme (romake, bizantine, osmane), ose janë kthyer në arenë luftërash e betejash (gjatë dy luftërave botërore). Sot, pozita gjeografike e trevave shqiptare luan një rol mjaft të rëndësishëm, pasi mundëson përfshirjen e tyre në projekte të mëdha rajonale, kryesisht në infrastrukturë, tregti dhe energjetikë. Një rast i tillë është edhe përfshirja e Shqipërisë në projektin TAP (shih hartën e figurës 5). 3 3DPMHQJDDXWRVWUDGD'XUUsV.XNsV0RULQs 3DPMHQJDDXWRVWUDGD9H 4 UPLFs0HUGDUH7

