Page 91 - Demo
P. 91
MësimiI.1 2.15Diskutojmë: Bazuar në njohuritë tuaja mbi dinamikën dhe shpërndarjen e popullsisë, diskutoni rreth lëvizjeve migratore të popullsisë shqiptare pas vitit ’90 dhe faktorëve kryesorë që kanë ndikuar në to.Fjalë kyçemigrimi i brendshëm migrimi i jashtëm Migrimi i brendshëmNë vendin tonë, migrimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në shpërndarjen gjeografike të popullsisë, strukturën e saj, si dhe në procesin e urbanizimit. Ai është shfaqur në format e migrimit të brendshëm dhe të migrimit të jashtëm. Përmasat, drejtimet dhe motivet e migrimeve kanë qenë përherë të lidhura ngushtë me faktorë të ndryshëm politikë, ekonomikë dhe shoqërorë.Deri në vitin 1944, migrimi i brendshëm i popullsisë ka qenë kryesisht rezultat i faktorëve natyrorë, politikë dhe socioekonomikë. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990, lëvizjet migratore kanë qenë të kontrolluara nga shteti dhe të orientuara kryesisht drejt zonave të reja industriale dhe bujqësore. Lëvizjet më të mëdha migratore kanë qenë ato të pas vitit 1990, të cilat në kushtet e lëvizjes së lirë, u karakterizuan nga zhvendosje masive, kaotike dhe jo të njëtrajtshme të popullsisë drejt zonave urbane. Përveç lëvizjes drejt qyteteve, një pjesë e popullsisë u zhvendos nga zonat malore drejt atyre kodrinore dhe fushore. Faktori kryesor i migrimit të brendshëm ishte ai ekonomik: kërkesa për mundësi më të mira ekonomike dhe kushte më të favorshme për jetesë, arsimim, shërbime etj. Lëvizje të mëdha të popullsisë pati nga rajoni verior-verilindor, rajoni juglindor dhe ai jugor, drejt rajonit perëndimor të vendit dhe sidomos drejt zonës Tiranë-Durrës. Ardhje të popullsisë u regjistruan edhe në Lezhë, Krujë, Lushnjë, Peqin, Kurbin, Elbasan dhe Librazhd. Lëvizjet migratore të periudhës postkomuniste sollën një sërë pasojash. Disa nga pasojat pozitive të migrimit të brendshëm janë: - përmirësimi i kushteve të jetesës dhe i shërbimeve;- shpejtimi i procesit të urbanizimit të vendit.MIGRIMET E POPULLSISË SHQIPTARE. SHKAQET DHE PASOJAT E TYRE Përqendrim i madh i bizneseve përgjatë autostradës Tiranë-Durrës1 Përqendrim i madh i banesave në bashkinë Kamëz 2eteë-ëtihe as gar jt z n rb nFaktorët politikë: luftërat, pushtimet, politikat qeveritare, mungesa e stabilitetit politik etj. Faktorët ekonomikë: varfëria, papunësia, paga e ulët, mungesa e sipërfaqes bujqësore, mbyllja e aktiviteteve ekonomike. Faktorët shoqërorë: pasiguria, gjakmarrja, kërkesa për shërbim më të mirë arsimor, shëndetësor, kulturor etj.89

