Page 92 - Demo
P. 92


                                    9sVKWULPLSsUJMLWKVKsPJMHRJUDÀNL5HSXEOLNsVVs6KTLSsULVsNdër pasojat negative përmendim:- shpërndarjen e pabarabartë të popullsisë;- ngritjen e zonave me ndërtime informale në shumë qendra urbane;- problemet e shumta mjedisore, si në vendet pritëse, ashtu edhe në ato të origjinës;- rritjen e konkurrencës për punësim në vendet pritëse. Migrimi i jashtëm (emigracioni)Në etapa të caktuara të zhvillimit të vendit, emigracioni shqiptar ka njohur përmasa të ndryshme, çka tregon se ai është i lidhur ngushtë me faktorët ekonomikë, politikë dhe shoqërorë.Periudha e parë e emigrimit të një numri të madh të popullsisë është ajo midis shek. XV-XVII, ku një ndikim të rëndësishëm pati faktori politik. Një pjesë e popullsisë shqiptare u largua drejt zonave të jugut të Italisë, të cilat nuk kishin rënë nën sundimin osman. Me kalimin e viteve, ajo krijoi në këto zona (në Kalabri dhe Sicili) vendbanimet e veta arbëreshe. Periudha e dytë u përket viteve 1912-1923, gjatë së cilës, për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe gjendjes së krijuar pas Luftës së Parë Botërore, një pjesë e popullsisë emigroi kryesisht drejt ShBA-së.Periudha e tretë është ajo e viteve 1923-1939. Faktorët kryesorë të emigrimit ishin prapambetja e theksuar ekonomike dhe pasiguria politike në vend. Edhe gjatë kësaj periudhe, pjesa më e madhe e të emigruarve iu drejtua ShBA-së. Periudha e katërt (vitet 1945-1990) përkon me vendosjen dhe konsolidimin e regjimit komunist, ku dukuria e emigrimit u ndalua me ligj. Në këto kushte, rastet e largimit të popullsisë ishin sporadike, në formën e arratisjeve, kryesisht drejt vendeve fqinje. Periudha postkomuniste njihet edhe si etapa e emigrimit masiv të shqiptarëve. Ajo zë fill në korrik të vitit 1990, me hyrjen e rreth 5000 qytetarëve shqiptarë në ambasadat italiane, gjermane dhe franceze të akredituara në Tiranë. Disa muaj më pas, në dhjetor të vitit 1990, rreth 20 000 shqiptarë u larguan dhe kërkuan strehim politik në Greqi. Në mars të vitit 1991, qytetarë të shumtë u larguan në drejtim të Italisë me anijet e ankoruara në portin e Durrësit. Gjatë viteve në vijim, emigracioni i shqiptarëve vazhdoi të rritej. Një valë tjetër emigrimi e kësaj periudhe ka qenë ajo e marsit të vitit 1997, si pasojë e situatës së krijuar në vend nga rënia e skemave piramidale. Pamje nga dyndja e qytetarëve shqiptarë në ambasadën gjermane, në korrik të vitit 199034 Pamje nga eksodi i shqiptarëve në vitin 199190
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96