Page 94 - Demo
P. 94


                                    PUNË PRAKTIKE 5Rezultatet e të nxënitNë përfundim të kësaj pune praktike, nxënësi/ja: • evidenton dinamikën e popullsisë dhe veçoritë e strukturës së saj;• interpreton në hartë shpërndarjen gjeografike të popullsisë në Shqipëri, duke evidentuar edhe veçoritë e saj;• ndërton grafikë që paraqesin dinamikën, dendësinë dhe strukturën e popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë;• krahason midis tyre harta që paraqesin dendësinë e popullsisë në periudha të ndryshme;• interpreton grafikë ose diagrame mbi strukturën e popullsisë dhe harta të shpërndarjes gjeografike të saj;• analizon e gjykon drejt mbi faktorët që ndikojnë në shpërndarjen gjeografike të popullsisë dhe në strukturën e saj;• respekton përpjekjet personale dhe ato në grup;• vlerëson pikëpamjet e të tjerëve.Koha dhe vendi i zhvillimit të punës praktike: 45 minuta; në klasë.Materialet burimore: materiale teorike, të dhëna numerike e harta të siguruara nga interneti apo enciklopedi të ndryshme, botimet vjetore të INSTAT-it, “Shqipëria në shifra”, grafikë dhe tabela me të dhëna mbi numrin e popullsisë sipas INSTAT-it (census 2011) ose të dhëna të tjera të viteve në vazhdim nga ky institucion, si dhe materiale të rekomanduara nga mësuesi/ja.Mjetet e punës: harta-skicë, atlasi gjeografik, harta fiziko-gjeografike e Shqipërisë, harta politiko-administrative e Shqipërisë, atlas, tabela me të dhëna mbi numrin e popullsisë, laps, rapidograf, lapsa me ngjyrë/lapustila.Metodologjia që do të përdoret: punë individuale (ngjyrosje dhe emërtim i hartës-skicë, ndërtim grafikësh, analizë dhe sintezë), punë në grupe (diskutim/shkëmbim idesh). Puna përgatitore:Përsëriten njohuritë e marra nga teksti mësimor për: • popullimin e hershëm të Shqipërisë dhe dinamikën e popullsisë;• veçoritë e shpërndarjes gjeografike të popullsisë në Shqipëri;• strukturën e popullsisë (sipas moshës, gjinisë, etnisë, besimit fetar, vendbanimeve).Hapat që do të ndiqni gjatë zhvillimit të orës së punës praktike:• Bazuar në hartën e paraqitur në klasë, përshkruani: a) popullimin e hershëm të Shqipërisë; b) veçoritë e shpërndarjes gjeografike të popullsisë në Shqipëri.• Interpretoni harta të ndryshme (të siguruara nga interneti dhe të printuara) të shpërndarjes gjeografike të popullsisë në Shqipëri.• Ndërtoni dhe krahasoni grafikë ose diagrame që paraqesin: a) numrin e popullsisë, bazuar kryesisht në dy census-et e fundit; b) strukturën e popullsisë dhe shpërndarjen gjeografike të saj (shih tabelat dhe grafikët 1-6).TEMA: DINAMIKA DHE STRUKTURA E POPULLSISË SË SHQIPËRISË92
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98