Page 96 - Demo
P. 96
MësimiI.1 2.16Diskutojmë: Bazuar në njohuritë e marra në burime të ndryshme, përshkruani përmes shembujve veçori të arkitekturës së disa vendbanimeve në Shqipëri. Fjalë kyçeveçoritë e vendbanimeve llojet e vendbanimeve Veçoritë e vendbanimeve Vendbanimet më të hershme shqiptare i përkasin paleolitit të mesëm. Deri në fund të neolitit, këto vendbanime gjendeshin nëpër shpella, në tarraca lumore, pranë burimeve ujore, tokave pjellore, si dhe nëpër pyje. Gradualisht, banesat kaluan nga ato në formë gropash të nëndheshme, në kasolle të ndërtuara mbi hunj (palafite). Në epokën e hekurit, ilirët jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara. Nga të dhënat arkeologjike të gjetura në Mat, Korçë, Kukës, Elbasan, Himarë, në luginën e Drinosit etj., vendbanimet ilire të kësaj periudhe përbëheshin nga grupe shtëpish të grumbulluara mbi bazë familjesh të mëdha patriarkale që i përkisnin një vëllazërie. Në fund të epokës së hekurit (shek. VII-V pr.K.), zhvillimi i zejtarisë dhe i tregtisë i transformoi disa prej këtyre vendbanimeve në trajtën e qendrave paraurbane. Qendrat më të hershme urbane, të cilat i përkasin mesit të shek. IV pr.K., janë: Dyrrahu, Apolonia, Bylisi, Antigonea, Lisi etj. Ato shtriheshin në qendër të krahinës që zotëronin dhe kishin një sipërfaqe prej 30-40 ha, e cila mbrohej me mure rrethuese. VEÇORITË DHE LLOJET E VENDBANIMEVE NË SHQIPËRIPamje nga kalaja e BeratitVegla guri të periudhës së paleolitit të mesëm2Gjatë mesjetës (shek. V-VII ps.K.), pjesa më e madhe e popullsisë jetonte në fshat. Disa prej vendbanimeve urbane, si Skampa, Apolonia, Bylisi dhe Amantia, e humbën rëndësinë që kishin në antikitet. Zhvillimet e shek. XIII-XVI sollën lulëzimin e kështjellave mesjetare dhe të qyteteve të fortifikuara, si Berati, Vlora, Shkodra etj., ndërsa një sërë vendbanimesh që deri në atë kohë kishin qenë fshatra (si Pogradeci, Tepelena etj.), u bënë qytete. 194

