Page 99 - Demo
P. 99
MësimiI.1 2.17Diskutojmë: Evidentoni përmes shembujve disa elemente të trashëgimisë kulturore të vendit tonë ose të zonës ku banoni. Fjalë kyçe veçoritë kryesore të trashëgimisë kulturore kombëtare trashëgimia kulturore materiale dhe ajo shpirtërore Veçoritë kryesore të trashëgimisë kulturore kombëtare Në shekuj, popullsia shqiptare ka përcjellë e pasuruar brez pas brezi një trashëgimi të pasur kulturore në trajtën e vlerave materiale dhe jomateriale. Origjinalitetin e kësaj trashëgimie e ndeshim të shprehur dukshëm sidomos në larminë e kostumeve popullore e të veglave muzikore, në folklorin e pasur dhe në vazhdimësinë e traditave të vjetra artizanale të punimit të leshit, mëndafshit, drurit, gurit, filigranit etj. Kjo kulturë e trashëguar mbart në vetvete e pasqyron edhe zhvillimet historiko-shoqërore të vendit. Kështu, në vendbanimet e hershme vihet re një ndërthurje e stilit arkitekturor shqiptar me elemente të kulturave të vendeve fqinje ose të perandorive që kanë sunduar në këto treva për periudha të gjata historike. Elemente të tilla (kryesisht helene, bizantine apo osmane) ndeshen në qytetet antike, në kalatë, fortesat dhe në banesat shqiptare të periudhave të ndryshme.Disa prej vlerave materiale dhe jomateriale (shpirtërore) shqiptare janë renditur në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESKO-s. Mbrojtja dhe pasurimi i kësaj trashëgimie të vyer kanë një rëndësi të madhe për njohjen e vlerave shqiptare si në rajon, ashtu edhe në botë, si dhe për edukimin atdhetar e kulturor të brezave. Këto vlera janë një mundësi e pazëvendësueshme për zhvillimin ekonomik të vendit, sidomos të turizmit kulturor. TRASHËGIMIA KULTURORE KOMBËTAREPamje nga qyteti i Gjirokastrës Pamje nga qyteti i Beratit Trashëgimia kulturore materialeTrashëgimia kulturore materiale përfaqësohet me trashëgimitë: arkitekturore, arkeologjike, etnografike, historike etj.Trashëgimia arkitekturore përfshin monumentet dhe ansamblet (tërësia e ndërtesave urbane ose rurale) me vlera historike, arkeologjike, artistike dhe shkencore, të cilat kanë rëndësi teknike dhe shoqërore. Kalatë, amfiteatrot, pazaret, manastiret, kishat, xhamitë, 1 297

