Page 10 - Demo
P. 10
1 Diskutoni rreth skemave të mëposhtme. Çfarë ju bën përshtypje? Pse?Flasim Elemente të komunikimit joverbal dhe rëndësia e tyre gjatë të foluritKomunikimi jogjuhësor, apo komunikimi joverbal, përfshin të gjitha mënyrat e komunikimit që nuk përdorin gjuhën (e folur ose të shkruar), përmes të cilave një person vendos lidhje me persona të tjerë. Në këtë lloj komunikimi bëjnë pjesë: lëvizjet e syve, shprehjet e fytyrës, gjestet, buzëqeshjet, pozicionet e trupit, sjellja etj., të cilat na lejojnë të zbulojmë diçka më shumë për një person.Komunikimi jogjuhësor 90%KomunikimiKomunikimi gjuhësor2 Lidhni me shigjetë. Argumentoni zgjedhjen tuaj.Pozicionet e trupitTradicionalisht, nga shmangia e kontaktit me sy është kuptuar mungesë vetëbesimi dhe sinqeriteti. Megjithatë, mesazhet e lëvizjeve të syve janë të diskutueshme dhe ndryshojnë nga kultura në kulturë.Toni i zërit Lëvizjet e syve, vetullave, buzëve dhe faqeve ndihmojnë në përcaktimin e gjendjes emocionale (i lumtur, i trishtuar, nervoz etj.).Lëvizjet e syve Janë lëvizje të duarve a të kokës për t’i komunikuar dikujt diçka, megjithëse pa fjalë.Sjellja Shoqëron komunikimin gjuhësor, por në vetvete është komunikim jogjuhësor. Britma, buzëqeshja, ngërdheshja etj., i shtojnë një shtresë kuptimore komunikimit.Shprehjet e fytyrësEmocionet mund të shprehen edhe përmes lëvizjeve të trupit. Për shembull, gjatë një bisede për publikun e gjerë, nga qëndrimi ulur deri në fund të karriges, duke u përkulur pak përpara dhe duke tundur kokën gjatë bisedës, duhet të kuptojmë se personi është i hapur, i qetë dhe i gatshëm për të dëgjuar. Por, nëse personi ka kryqëzuar duart dhe këmbët, duhet të kuptojmë që ai po ndihet i shkëputur nga diskutimi. Nga ana tjetër, gjatë një diskutimi në këmbë, për personin që qëndron duarkryq dhe me këmbë në drejtim të folësit, mund të thuhet se është i interesuar në bisedë.Gjestet Mënyra si vepron njeriu në shoqëri, në shkollë etj., se si i mban marrëdhëniet me të tjerët ose se si reagon ndaj detyrave të caktuara në rrethana të veçanta.GjestetSjellja Pozicionet e trupitToni i zëritLëvizjet e syveShprehjet e fytyrësKOMUNIKIMI JOGJUHËSOR8

