Page 100 - Demo
P. 100


                                    Proza poetike Mid’hat Frashëri (1880-1949), ndryshe i njohur si Lumo Skëndo, cilësohet si një nga intelektualët më të shquar të kohës së tij, që dha kontribut në shumë fusha të jetës letrare e të historisë shqiptare. Kontributi i tij kulturor e gjuhësor faktohet edhe me përgatitjen e Kongresit të Manastirit (1908), në të cilin u zgjodh edhe kryetar.Ka shkruar e botuar në shqip e frëngjisht vepra letrare, eseistike e kritike. Veprat në shqip të Mid’hat Frashërit janë: “Naim Be Frashëri”, “Hi dhe shpuzë” (prozë poetike, novela, kujtime), “Pritmi i Shqipërisë” (studim mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre), “Plagët tona” ese socio-politike e etnike. Ai botoi edhe një sërë veprash në frëngjisht. Ka përkthyer në shqip veprat “Robinson Kruzo” të Daniel Defosë, “Gyjom Telli” të Lamartinit dhe përmbledhjen me përralla “Bëje të mirën pa hidhe në det” të Franc Hofmanit. Ai kishte krijuar një bibliotekë personale, e cila kishte mijëra vëllime që sot ruhen dhe janë pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Pjesa “Ejani, o kujtime!” është një nga 15 prozat poetike të përfshira në ciklin “Hi dhe shpuzë” të Mid'hat Frashërit. Rrëfimtari kthen kokën pas dhe kërkon të sjellë ndër mend kujtimet e tij. Ai shpreson se kujtimet do t’i japin mundësi për të përjetuar atë që ka shkuar, pasi i konsideron si miq të mirë. Forma e prozës poetike i krijon mundësinë rrëfimtarit lirik të paraqesë ndjesitë personale dhe brengat njerëzore nga këndvështrimi subjektiv.Para leximitEJANI, O KUJTIME!Ejani, ejani, o kujtime, se kam nevojë për ju. Zemra sot më ka pikëllim. Ejani se u dua!T’ëmbël a të hidhur, gjithnjë u kam dashur, o miqt’ e mij. Të ngroht’ a të ftohtë, si do që kini qenë, zëmra u ka pritur me dashuri!Ini miq të vjetër: m’arrin të mbyll sytë që t’u shoh këtu pranë meje. Ejani, pra, o kujtime.Kur shpirti më ndjen të ftohtë, kur zëmra ndjen veten e saj jetime, u dua, o kujtime, si i varfëri që trazon hin’ e vatrës për të gjetur pakë shpuzë. Sa t’ëmbëla i duken ato shkëndijat e vogla! Po edhe në kohë të gazit dhe të shpresës, ahere kur një e sotm’ e qeshur më bën të dua gjithë kohën e shkuarë dhe të shoh t’ëmbël dhe të bukur udhën që kam përpara, edhe ahere, o miqt’ e mij, dua të trazoj këtë hi të jetës që të shoh shpuzën, ta shoh e të gëzohem, e të qesh duk’e flakur n’erë!shpuzë – prush i imët në hi të nxehtë, që mbetet kur janë djegur drutë.m’arrin – këtu: më mjafton.Proza poetike konsiderohet si formë e ndërmjetme, kalimtare, mes poezisë dhe prozës, e cila ruan karakteristikat e të dyja llojeve. Në pamje të parë, duket se i ngjan prozës. Fjalitë janë të shtrira deri në fund të rreshtit dhe rresht pas rreshti, ndërsa gjuha është shumë e figurshme, njësoj si në poezi. Në prozën poetike zënë vend ritmi në fjali dhe rima e brendshme, që i japin muzikalitet të veçantë dhe unik, duke e afruar me poezinë; po ashtu, emocionaliteti i theksuar shpreh përjetime personale dhe mendim të ngjeshur. Në këtë lloj letrar më shumë flitet për gjendjen shpirtërore sesa për atë që ka ndodhur ose që po ndodh. Në prozën poetike, zakonisht rrëfehet në vetën e parë njëjës (unë), nga ku nis e përfundon identifikimi i autorit me narratorin nëpërmjet një rrëfimi tejet personal. Në përgjithësi, proza poetike është e ndërtuar mbi figurën e metaforës dhe të simbolit dhe shtrihet nga disa rreshta deri në 3-4 faqe.Fjalor98
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104