Page 101 - Demo
P. 101
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Çfarë synon nëpërmjet këtij teksti rrëfimtari?Çfarë risjellin kujtimet në jetën e autorit? Ato e bëjnë: të mërzitet për kohën që ka shkuar; të gjejë energji dhe forcë; melankolik e të trishtuar. Analizojmë tekstin 2 Kujt i drejtohet rrëfimtari me “o miqt’ e mij”, në fillim të tekstit dhe në fund të tij? 3 Në çfarë vete rrëfehet në tekst? Cila është forma e rrëfimit: monologu apo dialogu? 4 Kur poeti flet për kujtimet, ai u referohet ngjarjeve specifike apo përjetimeve të tij?Interpretojmë tekstin 5 Interpretoni frazën: ...dua të trazoj këtë hi të jetës që të shoh shpuzën, ta shoh e të gëzohem, e të qesh duk’e flakurë n’erë! 6 Për të përshkruar kujtimet, rrëfimtari ka përdorur epitete me kuptim të kundërt. Gjejini në tekst dhe shpjegoni çfarë efekti krijon një gjë e tillë. Gjuha e tekstit 7 Gjeni çfarë figurash letrare janë fjalët me ngjyrë blu.Po edhe në kohë të gazit dhe të shpresës, ahere kur një e sotm’ e qeshurë më bën të dua gjithë kohën e shkuarë dhe të shoh t’ëmbël dhe të bukurë udhën që kam përpara, edhe ahere, o miqt’ e mij, dua të trazoj këtë hi të jetës që të shoh shpuzën, ta shoh e të gëzohem, e të qesh duk’e flakur n’erë. 8 Cila është figura bazë mbi të cilën është ndërtuar kjo prozë poetike? Analizoni rastet e shfaqjes së saj në tekst. 9 Lexoni me kujdes rreshtat e mëposhtëm. Çfarë ju bën përshtypje në këtë pjesë të tekstit?T’ëmbël a të hidhur, gjithnjë u kam dashur, o miqt’ e mij. Të ngroht’ a të ftohtë, si do që kini qenë, zëmra u ka priturë me dashuri! 10 Në këtë prozë poetike hasim përdorimin e kohëve të ndryshme të rrëfimit: Ejani, ejani, o kujtime... ...gjithnjë u kam dashur... ...dua të trazoj...Si ndryshon koha e përdorur? Shpjegoni këtë lloj ndryshimi. Reflektojmë rreth tekstit 11 Në pjesën e fundit të prozës poetike autori shkruan: Po edhe në kohë të gazit dhe të shpresës, ahere kur një e sotm’ e qeshur më bën të dua gjithë kohën e shkuarë dhe të shoh t’ëmbël dhe të bukur udhën që kam përpara... Pse poeti u kërkon kujtimeve që t'i vijnë jo vetëm kur ndihet i vetmuar, por edhe në kohë gëzimi e hareje? 12 Diskutoni rreth idesë që përcjell proza poetike e Mid'hat Frashërit.Detyrë Gjeni shkrimtarë të tjerë shqiptarë dhe të huaj që kanë shkruar proza poetike. Lexoni ndonjë prej tyre në klasë. 99

