Page 102 - Demo
P. 102
Shkruajmë PROZË POETIKE 1 Mbani shënime. Shkruani idetë e ndryshme që ju vijnë në mendje. Mbase mund të frymëzoheni prej tyre.2 Frymëzimi mund të vijë nga burime të ndryshme: vëreni mjedisin tuaj dhe njerëzit që keni pranë. Bëni një shëtitje në lagje ose në një vend të parapëlqyer. Vëzhgoni njerëzit në rrugë, në park ose në një shesh publik dhe përdorni momente të këtyre vëzhgimeve për prozën poetike. Gjithashtu, mund të provoni të shkruani për dikë që është i rëndësishëm në jetën tuaj, si: nëna apo shoku më i mirë. 3 Zgjidhni një temë. Mund ta filloni shkrimin tuaj duke u përqendruar në një nga idetë që keni shkruar. Për shembull, mund të vendosni të shkruani rreth temës së miqësisë. Në këtë rast, mund të mendoni për momente të caktuara të jetës suaj, gjatë të cilave keni përjetuar ndjenja që lidhen me miqësinë. 4 Mundohuni të jeni konkretë kur zgjidhni temën. Për shembull, në vend që të zgjidhni temën e \ose “fillimi i një miqësie”.5 Lexoni sa më shumë shembuj prozash poetike për të kuptuar më mirë veçoritë e këtij lloji të ndërmjetëm letrar. Për shembull, mund të lexoni proza të tjera poetike nga Mid’hat Frashëri, Faik Konica, Ernest Koliqi, Bodleri etj. 6 “Kapni” momentin. Një ngjarje personale mund t’ju mbushë me emocione. Shprehja e këtyre emocioneve përmes figuracionit (për shembull, nëpërmjet metaforës) mund t’ju vijë në ndihmë. I. Parapërgatitja për shkrimin e prozës poetikeII. Shkrimi i prozës poetike1 Përshkruani përshtypjet që ju ka lënë diçka ose dikush. Kujdesuni që të mos rrëfeni një ngjarje apo të përshkruani një person. Në vend të përshkrimit, përpiquni të shprehni përshtypjet tuaja në lidhje me një ngjarje apo person të caktuar. Këto përshtypje mund të jenë edhe rreth një vepre arti, vendi piktoresk, njeriu të dashur, mjeti udhëtimi, agimi a perëndimi të bukur etj.2 Përfshini figurat letrare, si: metaforën, simbolin, epitetin etj., në mënyrë që t'u shtoni thellësi mendimeve tuaja.3 Shkruani në vetën e parë. Krijimet në vetën e parë janë intime, shprehin botën e brendshme shpirtërore të krijuesit dhe e lejojnë atë që ta shprehë bukur mendimin e tij, edhe në rastet kur ky mendim është i ngjeshur. 4 Shkruani për veshin. Pavarësisht se proza poetike shkruhet me fjali të shtrira deri në fund të rreshtit dhe rresht pas rreshti, fjalitë që e përbëjnë atë kanë ritëm dhe rimë të brendshme. Kjo do të thotë se duhet të tregoni kujdes në zgjedhjen e fjalëve, të dëgjoni herë pas here atë që keni shkruar dhe të zëvendësoni fjalët që prishin ritmin dhe muzikalitetin e tekstit. Vini re se si rrjedh çdo rresht i krijimit tuaj, se si ritmi dhe rima e brendshme e bëjnë atë të këndshëm për veshin tuaj.5 Shmangni klishetë. Shprehjet e gatshme, të përdorura shpesh, e dëmtojnë krijimin tuaj. Proza poetike do të jetë shumë herë më e bukur në qoftë se arrini t’i shmangni ato. 100

