Page 103 - Demo
P. 103
III. Leximi në publik i prozës poetike1 Merrni reagime nga të tjerët. Lexojeni krijimin tuaj në klasë ose në rrethe të afërmish, për të marrë mendime dhe për ta përmirësuar atë.2 Rishikoni krijimin tuaj. Përpunojeni krijimin tuaj edhe në bazë të vërejtjeve që keni marrë. 1 Lexoni prozën poetike të mëposhtme dhe përpiquni të shkruani një të ngjashme me të.Aroma e detitAroma e detit duhet ndier.E ndien atëherë kur: në mëngjes herët shëtit bregut të detit, ranishtës, zallinës, ose: në mbrëmje rri në majë të një shkëmbi, ndërsa valëzat i lajnë e i shpëlajnë algat e gocat e shtruara nëpër rrasa...Atëherë do ta shijosh erën e detit.Ajo vjen: nga erërat e detit, nga uji i detit, nga kripa, nga jodi, nga algat, guacat e peshqit, që valët i qesin në breg...Vjen një puhi e pishave, e vreshtave, e ullishtave...Është erë e barishteve mjekuese.Ti e thith atë erë...Është aromë e detit.Kraharori të mbushet, si vel i barkës.Do të jesh i shëndoshë – si ujk i detit.H. Ulqinaku 2 Shkruani një prozë poetike ku të shprehni përjetimet tuaja për një nga peizazhet e paraqitura në fotografitë e mëposhtme.101

