Page 104 - Demo
P. 104


                                    FjalorKa dalë Muji me kreshnikëA thue ndeshet me ndoj gja malitSa shpejt diellin ma zu reja!Shpejt ma endi nji pëlhurë t’gjanë e t’gjatëE ia ka veshun majat rreth e rrotullQë kur janë kap trimat-o te lumiKaq përzi i ka fryma e plajm e reAskurrnji shoshojnë trimat s’p’e njohinNgrinë trimat, u sharruenPor n’breg t’lumit – kulla e MujitT’tanë për darkë Muji i ka ndalëKqyr çka bani Gjeto Basho MujiE ka vu një barrë dru t’vogël në zjarrTreqind vetë priherë m’u nxeh…Sa shpejt fryma burrave u ka ardhëSa shpejt gjaku trimave po u nxehet!Kanë marrë llafin e po llafitenKanë marrë gazin e po gazmojnëKanë nisë trimat Mujin, po pyesin– N’vatër tande, Muje, kemi qëlluemos na ki randë për nji fjalë…Qysh Halilin s’e martove?…– Janë martue krejt moca e tij…Djelm e çika zotynë u ka falëDjelt e tyne n’lojë t’tanë janë dalëA t’u dhimbsen paret për me i dhanë?A t’u dhimben dasmat për me i ba?Tutna djalin dikush po na e rreShpesh e shpesh po bje n’Kotorre t’RejaRob të gjallë djalin po e zanëLe konakun, Muje, po ta fikinMa zi fisin, Muje, po na koritin…MARTESA E HALILITPara leximitKjo pjesë është shkëputur nga kënga \Një ditë Muji bashkë me kreshnikët e tjerë doli në mal për gjueti. I ftohti shumë i madh e shtyu Mujin t’i ftonte të gjithë në shtëpinë e tij. Aty burrat e pyetën Mujin pse nuk po e martonte Halilin, vëllain e vogël. Në vend të Mujit, e merr fjalën vetë Halili, i cili u tregon kreshnikëve se tërë vajzat e krahinës i duken si motra dhe se është i dashuruar me Tanushën, vajzën e Krajlit. Eposi i Kreshnikëve është pjesë e krijimtarisë popullore. Ai është i përbërë nga një cikël këngësh me frymë heroike dhe legjendare. Ndryshe ai njihet edhe si Cikli i Këngëve të Mujit e të Halilit, duke u nisur nga emrat e dy personazheve kryesore. Secila prej këngëve trajton një ngjarje, një episod jete, po aq të rëndësishëm, madhështor e me të njëjtat personazhe: heronjtë e Jutbinës. Në të shkrihen elementet mitike, përrallore dhe fantastike. Eposi është një ndër monumentet më të rëndësishme artistike të trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve.shoshojnë – shoqi-shoqin, njëri-tjetrin.sharroj – këtu: mbaroj.moca – mosha.n’Kotorre t’reja – qytet në Dalmaci. korit – turpëroj.flligshti – fëlliqësi, poshtërsi.daji – trim.Krajli – kështu quhej mbreti në vendet sllave.Jutbina – vendi ku jetojnë Muji dhe Halili. fiskajë – filiz, fidan, thupër e hollë.Tusha – argjendar i famshëm që stoliste armët. 102
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108