Page 105 - Demo
P. 105
Krahasimi– Faqebardhë, more shokë, ju qofshiSe mirë hallin po ma ditki, burra!…Ju t’pa vllazën shokë s’keni qëllueKujt po i dhembë dasma për vlla t’vet?Ky edhe s’asht or burra cub flligshtishMirë e njihni se asht daji trimnishAtëherë djali ka nise me folë:– Kah kam vlla e kah kam motërvdeksha para n’u afrofshase gjithë gratë e krahinës, ku janë,se gjithë vashat e Jutbinës, ku janë,bash si motra që po m’dukenDheu m’ka mblue e fat s’i qita veditpo s’e mora Tanushën e Krajlit!E unë Tanushën vet’e kam pa:Kur kem’ pasë besë me krajli:Gja ma t’mirë s’shef njeri nën kët diell!Vetulla e saj ndrejt si fiskaja;Shtegu i ballit, si shtegu i malit,Kur merr hana me prendue;Syni i saj, si kokrra e qershisë;E ka qerpikun si krahi i dallndyshës;Ftyra e saj, si kuqet molla n’degë;Hunda ndrejt, si kalemi i Tushës;Goja e vogël, si lulja që shpërthen;Dhambët e bardhë si gurzit e lumit,Fill mbas shiut kur po i shndritë dielli;Qafa e saj, si qafa e pllumbit...Krahasimi është ajo figurë letrare, e cila krijohet nga vënia ballë për ballë e dy sendeve, dy frymorëve ose dy dukurive, për të ndriçuar më mirë njërin prej tyre, si dhe për ta bërë më të gjallë e më të pasur mendimin. Në krahasim vihen përballë fjalët që shënojnë dukuri, sende a frymorë që kanë ngjashmëri. Nga ndërtimi sintaksor, krahasimi ka dy pjesë: të krahasuarit dhe krahasuesin, që lidhen ndërmjet tyre me lidhëzat: si, ashtu si, porsi, sikurse.Krahasimi është i thjeshtë kur përbëhet vetëm nga një fjalë dhe i zgjatur kur përbëhet nga shumë fjalë. Krahasimi i zgjatur quhet edhe similitudë. 103

