Page 106 - Demo
P. 106
STUDIM TEKSTI Kuptojmë poezinë 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Në cilën stinë kanë dalë kreshnikët për gjueti?Çfarë i bën ata të heqin dorë nga gjuetia? Cila është pyetja që i bëjnë kreshnikët Mujit në kullën e tij?Çfarë i thonë kreshnikët Mujit për kalimet e kufirit që bën Halili?Kush është vajza që i ka marrë zemrën dhe mendjen Halilit? 2 Shënoni me . Halili nuk martohet me vajzat e krahinës sepse:nuk ka ndonjë vajzë të përshtatshme; nuk i duket asnjëra e bukur;i duken të gjitha si motrat e tij; asnjëra nuk e ka pranuar propozimin e tij.Analizojmë poezinë 3 Cili prej zakoneve të shqiptarit përshkruhet në pjesën e parë të tekstit? 4 Gjeni në tekst betimin e fortë që shqipton Halili, i cili mund të shndërrohet në mallkim nëse nuk kryhet. Për cilën anë të karakterit të tij bëhet fjalë? 5 Përshkrimi i pamjes fizike të Tanushës bëhet gradualisht. Përcaktoni në çfarë drejtimi bëhet përshkrimi. 6 Kjo këngë kreshnikësh, e ndërtuar në vargje, rrëfen një ngjarje. Cila është ngjarja që rrëfehet? 7 Gjeni përsëritjet në fillim të vargjeve. Cili është roli i përdorimit të tyre?Interpretojmë poezinë 8 Interpretoni arsyen pse janë kaq të frikësuar kreshnikët nga ikja e Halilit n’Kotorre t’Reja. 9 Interpretoni vargjet: Rob të gjallë djalin po e zanë/ Le konakun, Muje, po ta fikin/ Ma zi fisin, Muje, po na koritin...Çfarë mund të ketë më të keqe se vdekja?Gjuha e poezisë 10 Gjeni figurën e hiperbolës dhe shpjegoni efektin emocional nëpërmjet shembullit të gjetur. 11 Gjeni në tekst: epitete, krahasime, inversione (anasjella), përshkallëzime. 12 Poezia epike nuk është e ndarë në strofa. Ajo është e ndërtuar në monokolonë. Gjeni dhe sillni në klasë poezi të tjera epike. 13 Përshkrimi i pamjes fizike të Tanushës mbështetet në elemente të natyrës. Gjejini në tekst këto elemente.Reflektojmë rreth poezisë 14 Eposi i Kreshnikëve është ruajtur gojë më gojë, ndër shekuj. Diskutoni në klasë se si mund të ketë ndodhur kjo.Detyrë Mësoni përmendsh pjesën e përshkrimit të Tanushës. Poezia epike është një lloj letrar i gjatë, i shkruar në vargje, që trajton tema me rëndësi të madhe në jetën e një populli, siç janë tema e luftës, udhëtimet dhe zbulimet e mëdha, marrëdhëniet e njerëzve me perënditë, fati i njerëzve shumë të rëndësishëm, pra i atyre që i prijnë popullit. Ngjarjet janë të rëndësishme, të njohura dhe i përkasin së shkuarës historike dhe mitologjike të popujve. Personazhet janë të shumta dhe janë trima ose heronj. Rrëfimtari qëndron në distancë me atë që rrëfen dhe me lexuesin, si një dëshmitar i largët dhe i paanshëm. Ai është ndërmjetësues mes asaj që rrëfehet dhe lexuesit. Poezia epike ndahet në poezi epike gojore dhe në poezi epike të shkruar. Krijimtaria gojore është mbajtur mend përmendësh, ndërsa ajo e shkruar është autoriale. Një nga llojet më të njohura të poezisë epike është eposi. Janë të njohura vepra të tilla, si: “Iliada”, “Odiseja”, “Eneida” etj. “Lahuta e Malcis” është një vepër epike e shkruar nga Gjergj Fishta.Poezia epike104

