Page 107 - Demo
P. 107
FjalorKam shumë shpresëte perëndiaqë të mos jesëkështu Shqipëria,po të ndriçohet,të lulëzohet.Pa vjen një ditëqë të na sjellëtë madhe dritë,p’ajo të pjellë:qytetërinë,fatbardhësinë.Vëllazëriaedhe bashkimie njerëziaështë shpëtimi.Lum kush t’arrijëPa do të vijë.Që Shqipërijado të ndriçohetdhe ligësiado të mërgohet.Jak e vërtetë!pse rri e qetë?SHPREHPara leximit“Shpreh” është një nga poezitë e njohura të Naim Frashërit, në të cilën poeti shpalos shpresën dhe besimin për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Me poezi të tilla, ai u kthye në udhëheqës shpirtëror për bashkëkombësit e tij dhe në një poet mjaft popullor.Naim FrashëriKrijimtaria e pasur letrare dhe veprimtaria e tij patriotike e renditin Naim Frashërin ndër personalitetet më të shquara të periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ai lindi në vitin 1846, në Përmet dhe mbaroi një nga gjimnazet më të njohura të kohës, gjimnazin Zosimea. Meqenëse pati mundësi të udhëtonte shumë, ai fitoi një kulturë të gjithanshme. Vjershat e tij të para patën ndikime të ndryshme sidomos nga Rilindja Evropiane dhe nga rrymat letrare të kohës. Ndër të tjera, vargjet e tij janë të mbushura me humanizëm. Naimi dallohet për mbështetjen e veprës së tij në folklor. Poezia e tij përshkohet nga temat patriotike, të natyrës, sociale, të dashurisë dhe medituese. Naimi ka kontribute të jashtëzakonshme edhe në pasurimin e gjuhës shqipe, me botime të ndryshme në ndihmë të shkollës. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Bagëti e Bujqësi”, “Histori e Skënderbeut” dhe “Lulet e Verës”. jak – eja, hajde.105

