Page 108 - Demo
P. 108
StrofaFjalormbrothësia – mbarësia, përparimi.mënojnë – vonojnë.Strofa është një grup vargjesh të lidhura ndërmjet tyre me ritmin, rimën dhe intonacionin e përbashkët, që mund të qëndrojë edhe më vete. Numri i ndryshëm i vargjeve përcakton edhe llojin e strofave të ndryshme. Strofa dyshe (distiku) është forma më e thjeshtë; përbëhet prej dy vargjeve që janë të lidhura me një mendim dhe me rimë të përputhur. Ka raste kur janë edhe pa rimë. E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto! (Mos ma kujto, Dritëro Agolli)Strofa treshe (tercina) përbëhet prej tri vargjeve të rimuara ose prej tri vargjeve pa rimë. Rima e saj mund të jetë e ndryshme AAA ose AAB, ose ABA etj. Kur të vdes, le të bahem barNë malet e mia në pranverë,Në vjeshtë do të bëhem farë. (Vendit tem, Martin Camaj)Strofa katërshe (katrena) është ndër më të përhapurat, përbëhet prej katër vargjesh të lidhura ndërmjet tyre me rimë të përputhur (AABB), të kryqëzuar (ABAB) ose të përmbysur (ABBA).I dha erë trëndafilitI dha dritë bukurisëI dha këngët bilbilit I dha shije gjithësisë. (Fyelli, Naim Frashëri) Një lloj i veçantë i strofës me katër vargje është strofa safike, e cila u quajt kështu sipas poeteshës greke Safo, që e lëvroi atë. Kjo strofë përbëhet prej katër vargjesh, prej të cilave tri vargjet e para janë njëmbëdhjetërrokëshe, kurse i fundit përbëhet prej pesë rrokjesh. Në letërsinë shqipe këtë strofë e kanë lëvruar: Ndre Mjeda, Fan Noli,Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta etj.Bylbyl, ky shekull orë e ças ndrrohet: Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet;Edhe natyra po do m’u ndrrue:Fillo me gëzue. (Vaji i bylbylit, Ndre Mjeda)Ekzistojnë edhe strofat me pesë vargje, shtatë vargje, tetë vargje, dhjetë vargje, por këto përdoren më rrallë. Për Shqipërinë,ditët e mirapaskëtaj vijnë.Shkoi errësira.Lum kush të rronjë,ta shohë zonjë!Se shqiptarie gjuh’ e tijavenë së mbari.dhe ShqipëriaLum kush ta shohëpër pakë kohë.Pa dituritëdhe mbrothësiae mirësitëdhe njerëziado të burojnë,nuk mënojnë.106

