Page 109 - Demo
P. 109


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë poezinë  1 Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Renditni disa nga problematikat e kohës që dalin në këtë poezi dhe dalloni dëshirat e poetit aty. Çfarë dëshmon ai përmes shprehjes së tyre?Zbuloni disa karakteristika të poezisë dhe tregoni llojin e saj.Ç’ndjenjë shpreh vargu: ditët e mira?Gjeni motivet dhe lajtmotivin e kësaj poezie.Analizojmë tekstin 2 Shpjegoni frymën optimiste të kësaj poezie dhe tregoni si gërshetohet ajo me emocionet e tjera poetike. 3 Analizoni mesazhin që përcjell kjo poezi. 4 Shpjegoni kuptimin që përftohet në vargjet: Lum kush të rronjë/ ta shohë zonjë! Interpretojmë tekstin 5 Analizoni mendimet e poetit për të ardhmen, të vërtetën, shpresën dhe përparimin. Pse autori i referohet kryesisht së ardhmes? 6 Gjeni dhe shpjegoni qëndrimin e poetit për dijen, gjuhën dhe njerëzit në këtë poezi. 7 Poeti mbështetet në krijimtarinë popullore. Analizoni në këtë këndvështrim llojin e rimës, vargut dhe disa prej figurave letrare në poezinë “Shpreh”.Gjuha e tekstit  8 Gjeni disa rima foljore dhe shpjegoni rëndësinë e përdorimit të tyre.  9 Gjeni emrat me kuptim përmbledhës, si vëllazëria, të cilët janë mjaft të përhapur në këtë poezi. Shpjegoni ngjyrimin kuptimor që përftohet prej tyre. 10 Shpjegoni formimin e fjalës: fatbardhësi. 11 Gjeni fjalët kyçe të kësaj poezie.Reflektojmë rreth tekstit 12 Ja si janë shprehur për poezitë e Naimit dy personalitete të kulturës shqipe dhe botërore:Mund të themi pa u drojtur se e gjithë puna e Naim Frashërit qëndron vetëm në një gjë: Atdheu. …Atdheu qëndron mbi çdo gjë tjetër dhe ai, Apostulli i tij.Musine KokalariPatriotët që kanë krijuar letërsinë shqipe janë nga mirëbërësit më të mëdhenj të kombit shqiptar. Si Naim Frashëri. Holger Pedersen, gjuhëtar danezDiskutoni rreth këtyre opinioneve.  13 A duket kjo poezi si një “projekt zhvillimi” për Shqipërinë? DetyrëShkruani një ese përshkruese me temë: Shqipëria ime.Krijoni një fjalor me fjalë nga poezitë e Naimit.107
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113