Page 110 - Demo
P. 110


                                    FjalorGjergj Fishta ka lindur në Shkodër më 1871. Dijet e tij të jashtëzakonshme bënë që ai të ushtronte në të njëjtën kohë disa profesione, si: poet, përkthyes, gjuhëtar, arsimtar dhe teolog. U zgjodh deputet, duke u bërë një zë i fuqishëm në parlamentin e parë demokratik dhe në arenën ndërkombëtare. Ai ishte në të njëjtën kohë edhe mbrojtës i çështjes së trojeve shqiptare dhe pavarësisë territoriale të tyre. Akademia Italiane e Shkencave e bëri anëtar të saj. Me cilësinë e veprës së tij artistike dhe tonet e theksuara patriotike të saj, Fishta u bë figurë qendrore e letërsisë shqipe. Për kundërshtitë ideore me regjimin komunist, vepra e Fishtës u ndalua për rreth gjysmë shekulli. Vetëm pas viteve 1990 ajo u përfshi në programet shkollore. Sot vepra e tij është botuar gjerësisht.Fishta njihet si themelues i revistës së njohur \Zanave”, “Anzat e Parnasit\r edhe në Romë dhe Lubjanë.“Lahuta e Malcis” është një vepër madhështore, e përbërë nga 30 këngë, me 17 mijë vargje gjithsej. Ajo është quajtur Iliada Shqiptare dhe ka strukturën e një eposi. Në të ndërthuren bukur personazhet, ngjarjet dhe rrethanat. Veçanti e saj është edhe prania e dy lloj personazheve: historike dhe mitologjike.“Lahuta e Malcis\betejave më të bujshme të shqiptarëve kundër serbo-malazezëve, që dokumentet historike e njohin me emrin Lufta e Vraninës. Oso Kuka është heroi i kësaj beteje. Fragmenti i mëposhtëm nxjerr në pah trimërinë dhe madhështinë e jashtëzakonshme të kësaj figure.Para leximitVRANINAVojti fjala ke Cetina:Vall ç’po ban mbi Shkjé, Vranina!Vall ç’po ban Vranina m’ Shkje,Rob tue zanë e gjind tue pre:Tue pre gjind, tue zan hajdukaQysh se duel njaj Oso Kuka!Oso Kuka, ‘i burrë Shkodranë,Shoq në Shkodër, thonë, s’ka lanëPër krah besa e kah trimnija,Qi zanat i ka Shqypnija.Kaleshan e sy-përgjakun,Mje m’sylah e ka mustakun;Ushton mali, thonë, kur t’flasë,Dridhet fusha kah t’vikasë;E kah t’dredhë t’rrebtë taga’n,Thue se rrfeja shkrepë për anë:Kaq vringllim aj shkon tu’ i dhanë!Edhe e ka nji xheverdare,Xheverdare pushkë vrastare,Qi, ke t’laje syni i njerit,Me të sy’n i a zier skyfterit.Burrë kaprroç e trim si Zana;Thonë me kmishë e bani nana;Edhe, thonë, ka le drangue,Cetina – këtu: vendi ku jetonte Krajli, kundërshtari i Oso Kukës.shkjé – sllav, armik.Vranina – njihet si qytezë e vjetër e shkatërruar nga pushtuesit osmanë. Quhet ndryshe edhe Syri i Liqenit apo Ishulli i Vraninës, i cili kishte dy tempuj: atë të Teutës dhe Rrasat e Yllit të Bardhë. Prej këtej dukej mjaft mirë liqeni i Shkodrës. Aty është zhvilluar Lufta e Vraninës më 1862. gjind – tërësia e njerëzve, zakonisht të një qendre të banuar, populli.mustakun – mustaqen.kaleshan – leshtor, flokëgjatë.t’vikasë – të ulërijë, të thërrasë.t’rrebtë – të ashpër deri në zemërim (këtu: tërbim).kaprroç – këtu: i shëndoshë, i fuqishëm, i shkathët.drangue – dragua.tagani – jatagani, lloj shpate jo shumë e madhe.xheverdare – pushkë e vjetër me strall që mbushej nga tyta.m’sylah – brez i gjerë lëkure për të mbajtur armët.lan syri – këtu: hedh shikimin rreth e rrotull, rrok me sy. me kmishë e bani nana – këtu: lindi me fat.108
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114