Page 111 - Demo
P. 111


                                    FjalorRimë quhet përputhja e tingujve në fund të dy a më shumë vargjeve. Vargjet që kanë rimë ndërmjet tyre quhen vargje të rimuara ose me rimë. Ajo krijon muzikalitetin në varg dhe thekson një numër të caktuar fjalësh, duke krijuar një lidhje të brendshme mes fjalëve që rimojnë. Sipas vendit, kemi disa lloje rimash:Rimë e përputhur, kur vargjet me të njëjtën rimë vijnë njëri pas tjetrit: Skema AABB.Arratisur, syrgjynosur,Rraskapitur dhe katosurPo vajtonj pa funt, pa shpresë,anës Elbës, anës Spresë. (Anës lumenjve, F. Noli)Rimë e kryqëzuar, kur me të njëjtën rimë janë vargu i parë me të tretin dhe i dyti me të katërtin: Skema ABAB. Mbreti plak u hoq mënjanë,pa u ngrit një trim më këmbë,shikoi një her’ anembanëhekurin e haj me dhëmbë! (Histori e Skënderbeut, N. Frashëri)Rimë e përmbysur, kur vargu i parë rimon me të katërtin dhe vargu i dytë me të tretin: Skema ABBA.Si tufa mëndafshi t’artë në të kaltërtën shami,n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra në borëflakron perëndimi... Retë mbi krye prorëngasin nëpër qiell dhe zhduken n’hapsi. (Mbramja, A. Pipa)Rimë e brendshme, kur rimojnë fjalët brenda një vargu.O i zhgrryer, i zhyer, i vyer për hu, Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru, Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba! (Marshi i Barabbajt, F. Noli)Pse tri zemra ka qillue,E pse lika tri pupla t’artaPër nën krah të armve t’larta.M’te tagani edhe përkulet:Top me i ra shpirti s’i shkulet.Ky n’Vraninë edhe ka zanëMe njiqind e nji breshanëKu nji fjalë e paska thanë:Se për t’gjallë rodi i ShqyptaritS’i bjen n’dorë kurr Gospodarit.lika – pikërisht, mu aty. breshanë – pushkë e vjetër. rodi – fisi.Gospodari – padroni, pronari.Rima109
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115