Page 112 - Demo
P. 112
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Tregoni atmosferën e këtij fragmenti dhe shpjegoni si vendosen përballë njëra-tjetrës Vranina dhe Cetina. Ç’përfaqësojnë secila prej tyre?Identifikoni detajet e vendit ku zhvillohen ngjarjet. A ju ngjan ky vend me një skenë dyluftimi?Cili është heroi i kësaj ngjarjeje? Cilat karakteristika të tij dalin në pah në këtë fragment?Veçoni dy tiparet kryesore të shqiptarit që përmend autori. A jepen ato si gurë të çmuar të kurorës së vlerave kombëtare?Analizojmë tekstin 2 Shpjegoni përse shërbejnë tonet e larta që shoqërojnë vargjet hyrëse të kësaj kënge. 3 Duke njohur faktin që Fishta mbështetet shumë në krijimtarinë popullore, gjeni dhe shpjegoni paralelizmin midis natyrës dhe veprimeve të personazhit të pjesës. 4 Pse rima në këtë fragment ka një rol të veçantë? Cilat lloje të saj janë përdorur? 5 Gjeni dhe analizoni figurat letrare të metaforës, përsëritjes, epitetit dhe krahasimit të zgjatur.Interpretojmë tekstin 6 Gjeni dhe shpjegoni figurat letrare dhe teknikat që përdor autori për të përshkruar figurën e Oso Kukës. 7 Shpjegoni forcën shprehëse të hiperbolave. Pse quhet figurë e madhështisë? 8 Pse përshkrimi është i rëndësishëm në këngë të kësaj natyre? Gjuha e tekstit 9 Renditni fjalët kyçe të këtij fragmenti. 10 Shpjegoni efektin e përdorimit të dypikëshit. 11 Gjeni shembuj të përsëritjes së fjalëve dhe tregoni funksionin e tyre stilistik. 12 Shpjegoni efektin që jep përdorimi i foljeve që tregojnë veprim.Reflektojmë rreth tekstit 13 Gjeni në internet dhe dëgjoni recitime nga aktorë të njohur shqiptarë të vargjeve të Fishtës. Ndaluni dhe dëgjoni interpretimin e Oso Kukës nga aktori i njohur Çun Lajçi. 14 Profesor Eqrem Çabej ka thënë: “Fishta përdor njësinë e fisit për të dhënë njësinë e kombit. Te fisi dallojnë tiparet e kombit, tiparet e racës. Kjo i jep veprës së tij përmasa kombëtare.”. Diskutoni rreth këtij pohimi në klasë. 15 Gjeni informacion për luftën e Vraninës, duke kërkuar në internet dhe me ndihmën e mësuesit të historisë.DetyrëPërshkruani një hero real ose një personazh nga librat që keni lexuar, i cili ju frymëzon.110

