Page 113 - Demo
P. 113


                                    FjalorLamtumirë.Marr me vetedjegie perëndimesh nëpër muzgje të qeta,silueta qiparisash nëpër sfonde të murrmeullinjsh.Dhe blloqet e hijeve të Çikës,që përkunden netvembi kostelacione yjesh Jonit përposh.Lamtumirë.Kudo që shkojjam një copëz peizazhi nga vendi im.LAMTUMIRËPara leximitTitulli i poezisë sugjeron një ndarje. Në tekstin poetik të mëposhtëm, ndodh “ndarja” e poetit me vendlindjen e tij. Ai do të largohet prej saj për të shkuar në një vend tjetër. Kjo poezi është edhe fjala e tij e lamtumirës. Ajo është e mbushur me imazhe, silueta, ndjesi dhe kujtime nga vendi i tij. Fatos Arapi (1930) është një nga poetët më të spikatur të letërsisë shqipe bashkëkohore. Ai ka lindur në qytetin e Vlorës, ku mori mësimet e para dhe kreu shkollën e mesme. U diplomua për matematikë dhe ekonomi në Universitetin e Sofjes, në Bullgari. Megjithatë, për shumë vjet ka punuar si gazetar dhe pedagog në Fakultetin e Histori-Filologjisë së Tiranës. Fatos Arapi është fitues i disa çmimeve kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Disa nga vëllimet e tij me poezi janë: “Shtigje poetike” (1962), “Poema dhe vjersha” (1966), “Poezi të zgjedhura” (1974), “Më vjen keq për Jagon” (1994), “Kujtohem që jam” (1997), “Antologji personale” (2001) etj.Përveç veprave poetike, Fatos Arapi ka shkruar edhe në prozë: tregime, novela, romane dhe drama. kostelacion – yjësi. Grup yjesh që përbëjnë një figurë të dukshme në qiell, p.sh.: yjësia e Arushës së Madhe.Mali i Çikës bën pjesë në Vargun Bregdetar Jonik. Ky varg ka dy degëzime, atë perëndimor dhe atë lindor, të cilat ndahen midis tyre nga Gjiri i Vlorës dhe Fusha e Dukatit. Përgjatë këtij vargu, nga Uji i Ftohtë në Vlorë e deri në Butrint, shtrihet Riviera Shqiptare, në të cilën gjendet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë.Shënim111
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117