Page 114 - Demo
P. 114
STUDIM TEKSTI Vargu i lirëKuptojmë poezinë 1 Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Cili është lajtmotivi i kësaj poezie?Shkruani tri ide kyçe që shfaqen në këtë poezi.Renditni detajet përshkruese të kësaj poezie.Analizojmë poezinë 2 Shpjegoni kuptimin dhe ngarkesën emocionale që përcjell përsëritja e vargut: Lamtumirë. 3 Gjeni figurat letrare në vargjet me shkronja të pjerrëta dhe shpjegoni funksionin e tyre. 4 Kjo poezi është shkruar me varg të lirë. Ilustroni me shembuj karakteristikat e këtij vargëzimi. Interpretojmë poezinë 5 Përshkruani gjendjen emocionale të poetit, duke plotësuar tabelën e mëposhtme.Si ndihet poeti? I çlirët. I tensionuar. Indiferent.Pse mendoni në këtë mënyrë? 6 Interpretoni vargun: jam një copëz peizazhi nga vendi im.Gjuha e poezisë 7 Vlerësoni dhe komentoni zgjedhjet stilistike të poetit.Zgjedhjet stilistike të poetit Komenti Vlerësimi imReflektojmë rreth poezisë 8 Shumë poetë të tjerë kanë shkruar poezi kushtuar vendlindjes, nga perspektiva e njeriut të larguar prej saj. Gjeni disa prej tyre dhe reflektoni rreth ndjesive të shprehura në secilën prej tyre. 9 Në rast se do të ishit në vend të poetit që po largohet nga vendi i tij, për çfarë do t’ju merrte më shumë malli?Detyrë Gjeni shkrimtarë të tjerë të letërsisë shqipe që i kanë shkruar poezitë e tyre në varg të lirë. Lexoni në klasë, pjesë nga poezitë e tyre. Ktheni poezinë në prozë. Në një pjesë të madhe të poezisë, veçanërisht në atë të shkruar në bashkëkohësi, vargjet radhiten me gjatësi të ndryshme, nuk kanë ritëm ose rimë të rregullt ose, kur kanë, ajo nuk është sistematike. Vargu i lirë shkruhet pa zbatuar rregullat e njohura për ndërtimin e strofave dhe të vargjeve. Ai mendohet se lindi në pjesën e dytë të shekullit XIX, si një mënyrë për të ndryshuar vargëzimin tradicional, veçanërisht për t’iu kundërvënë rregullave në lidhje me rimën, numrin e njëjtë të rrokjeve në varg etj.Vargjet e lira karakterizohen nga muzikaliteti i krijuar nga aliteracioni dhe asonanca. Në to gjejmë përdorimin e shpeshtë të enumeracionit, përsëritjet, si dhe paralelizmat. Shkrimtari që e përdori me sukses këtë varg në letërsinë shqipe, është Migjeni. P.sh., poezia e tij “Vuejtja”:Ka do ditëqë po shoh fare mirëse si nga vuejtja sytë po më madhohen.Nëpër ballë dhe fytyrë rrudhat po më shtohene si buzëqeshja më asht e hidhur......dhe po ndiejse si mëngjezet e mianuk janë më mëngjezet e një pune të hovshme.112

