Page 116 - Demo
P. 116


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë poezinë  1 Lexoni poezinë dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.Cilit lloj i përket kjo poezi dhe cila është tema e saj?Poezia nis me detajin e jastëkut dhe mbaron po me të. A ka ndonjë funksion rimarrja e tij? Identifikoni ndjesitë e njeriut që e ka natën sfond poetik dhe tregoni ku arrijnë kulmin e tyre këto ndjesi. Ilustroni me shembuj nga vargjet.Përcaktoni llojin e strofës dhe të rimës së kësaj poezie.Analizojmë poezinë 2 Shpjegoni si e jep autori bukurinë e natës dhe ndjesinë e veçantë njerëzore për të, përmes këtyre fjalëve: nata, jastëku, violina, gjumi. 3 Shpjegoni kuptimin që mbart figura: Tabor’ i yjve. Gjeni dhe shpjegoni më pas kuptimin e një pasthirrme, pyetjeje retorike dhe të një inversioni. 4 Analizoni se çfarë i sjell poezisë rimarrja e një vargu nga njëra strofën në tjetrën.Interpretojmë tekstin 5 Gjeni mesazhin që përcjell vargu: Fli! Tjatër gjë, mor xhan, ç’kërkon? 6 Kjo poezi ka muzikalitet të veçantë. Nga buron ai? 7 Çfarë simbolizon nata në këtë poezi? Po qielli?Gjuha e tekstit  8 Shpjegoni përdorimin e vetës së parë dhe të dytë në këtë poezi. 9 Shpjegoni efektin e përdorimit të foljes fle. Në ç’mënyrë foljore është ajo?Reflektojmë rreth tekstit 10 Gjeni disa karakteristika të poezisë, që tregojnë lirizmin e saj. 11 Gjeni poezi lirike nga poezia shqipe dhe shpjegoni ngjashmëritë me poezinë “Kënga e natës”.DetyrëKtheni në prozë poetike këtë poezi.Poezia lirikePoezia lirike e ka marrë emrin nga instrumenti muzikor i grekëve të lashtë, lirës, me të cilën ata shoqëronin recitimin e poezisë. Në antikitet ajo nuk vlerësohej në të njëjtën mënyrë si epika dhe drama. Kjo lidhej me faktin që konsiderohej më tepër si krijim me vlera argëtuese. Për nga gjatësia, poezia lirike konsiderohet e shkurtër. Poezia lirike ka aftësinë të krijojë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me lexuesin, sepse karakterizohet nga ndjeshmëria e madhe. Poeti në poezinë lirike shpreh unin e vet, shkruan nga pozicioni i vetvetes dhe përdor vetën e parë. Poezia lirike ka funksion shprehës. Autori sintetizon brenda saj ndjesitë, emocionet e veta. Temat e poezisë lirike janë gjithmonë të lidhura me botën e shpirtit, me subjektiven, siç ndodh te përshkrimi i natyrës, dashuria, humbja e njerëzve të dashur, ikja e rinisë etj. Një ndarje që i bëhet poezisë lirike, është ajo sipas temës së saj: lirika e dashurisë, lirika atdhetare, lirika e peizazhit, lirika shoqërore, lirika fetare, lirika filozofike etj. 114
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120